web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Muharrem MEKO/O Edi Rama, o Edi Rama ! bej palle, mor ta marsha...

2 Tetor 2016, 15:50, Aktualitet CNA

Ate dite qe ne parlamentin shqiptar, “ceshtja mbetjet ” u ngrit ne art, u percudnua e u hyjnizua, nga palet “pro ” e “kunder “, vemendja e shqiptareve paska qene, zero !
U stigmatizua serish dy dite me pas, permes demonstrimit ” te fuqishem ” te opozites, maskuar nen hijen dhe maskat e “shoqerise civile “…
Saliu ne parlament e pasardhesi, neper daljet e shpeshtuara ne oret qe pasuan, nga salla e Parlamentit tek ” Bulevardi Deshmoret e Kombit “, neper ekrane, portale e rrjetet socialë, si ne rastin e Dibres para dy javesh, lane te kuptohej se po afrohej fundi i “qeverise se plehrave “…Zgalemet perpara e populli pas tyre !
Periudhes pergaditore nuk i munguan as gjestet e “peruljes” per gabimin e se kaluares se tyre, ne raport ” me mbetjet …ne sinkron; Luli per Saliun e Saliu per ish kryeministrin – madje ” lideri historik “, enkas ne nje bisede televizive, nuk nguroi t’i rikthehej autokritikes bolshevike ! Ne sfondin e gjithe kesaj beteje, nuk munguan as “kokat ” e mendimit intelektual , te cilet pershendesnin ” gjestin fisnik “, te autokritikes se sinqerte , te ish komunistit !
Sjellje kllounesh !
Dhe fundi ?
– Polli mali nje mi; nje grumbull njerzish me nje turme te nderkryerish ne krye, qe vetem “shoqeri civile ” s’mund te jenë , ne vije te drejte as 100 metra gjatesi , me thirje patetike e banderola neper duar, qe s’dinin as vet se c’far kerkonin !

…dhe Rama qe ironizonte, perseri ne faqet e veta; – ejani te bisedojme !

Me keq s’ka ku te shkoje, per te ashtuquajturen shoqeri civile ne shqiperi, e sidomos per SHQUP-in, rregjizorin e vertete te shfaqes se shemtuar !
Por sido qe te jete, nje beteje edhe sikur loje kalamajsh te jet, ka viktimat e veta ; ne rastin konkret, Ambasadori Lu, nuk i ka shpetuar rrebeshit te zemerimit, te ideologeve te SHQUP-it… As me pak e as me shume, por i identifikuar si njeriu qe paska shkelur mbi 100 vjet investim amerikan, ne shqiperi….(!)
Pupupu…akuze me te rende, ndaj nje diplomati amerikan, veshtire se mund te na kene zene veshet…sidomos kur ajo vjen nga pena te identifikuara me vet SHQUP-in !
Kam degjuar se andej nga Shkodra, ne kesi rastesh s ngurojne te thone ;- s’ pyet Taraboshi nga era….e ketej nga Jugu, disi ne menyre banale ;- s’pjerrdh Perendia , nga Papandia…! ( Papandia identifikohet me nje dite marsi, ne mos gabohem, qe mund te beje qametin )

Gjeja e neveriteshme, kur shoqerija civile behet bisht i politikes, pse sa per keta kalemxhinj, ata kane kohe qe e kane gjetur kotecin e tyre politik.
Perndryshe, perse Luli duhej te deklaronte se Partia e Saliut do te mbeshteste fuqishem, protesten e shoqerise civile, c’ka do te vertetohej plotesisht, sidomos me pjesmarjen, se shoqata eshte ajo qe dihet ; bisht i Partise Demokratike dhe Partia e Saliut – fare pa kellqe !
Lulezim; i nxore huq, te dyja !
Nuk te nxjerr dot ne selamet as versioni i z. Bejtja, sipas te cilit, mund t’i kete trembur edhe ambasadori LU !
Sidoqofte, ndoshta edhe ky deshtimi i djeshem dhe gafat qe e shoqeruan, sherben si nje tjeter prove, per te bindur gjallesat e SHQUP- it, se edhe vet kane nevoje per perpunim…

Sikur te isha ” i pavarur “, si Bejtja apo Sonila, do te shkruaja ;

– O Edi Rama, o Edi Rama !
bej palle, mor ta marsha
sa te kesh perballe,
nje palle , si Lulezim Basha…





Lajmet e fundit nga