Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Dje, një deputete 25 vjecare shqiptare nga Kumanova i dha një leksion të vlefshëm politikës mbarëshqiptare. Në komisionin parlamentar për prokurorinë specialë e në Maqedoni ajo mbrojti me vendosmëri saksionimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë e shtetit. E bëri duke folur shqip, rrjedhshëm, qetë dhe me vendosshmëri. Problemi i pranimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni kishte rritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj. Partia VMRO e cila është partia në pushtet në koalicion me partinë e shqiptarëve, BDI ishte shprehur kundra. Ku qëndron rëndësia e kësaj deklarate?
Rëndësia qëndron së pari në gjuhën e përdorur nga deputetja, një gjuhë bashkëjetese duke quajtur Maqedoninë si shteti i tyre i përbashkët. Kaltrina Azizi foli me një shqipe të pastër duke i zgjedhur fjalët me shumë kujdes. Deklarata e saj ishte shumë ndryshe nga deklarata e Kryetarit te Komunes së Strugës, Ziadin Sela sipas së cilit: ?Nëse nuk njihet gjuha shqipe si gjuhë e dytë shtetërore atëherë Maqedonia do të ndahej në dy pjesë, në perëndimin shqipfolës dhe në lindjen sllave?. Kjo deklaratë e fortë nxiste lëvizjet separatiste brenda vendit duke pershkallëzuar tensionet ndërsa ajo i Kaltrina Azizit i ul telsionet. Çfarë mësimi mund të nxjerrin politikanët shqiptarë në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi si edhe minoriteti cam nga deklarata e djeshme?
Shumica e politikanëve shqiptarë në Shqipëri dhe trevat shqiptare bëjnë deklarata pompoze patriotike në prag të fushatave zgjedhore. Ato u vlejnë vetëm atyre për të marrë disa qindra vota më shumë që mund të jenë decizive për ngjitjen e tyre në pushtet. Sidomos në rastin kur me të ardhur në pushtet pranojnë kontratta diskriminuese koloniale (rasti i kontratës Shqipëri-TAP) apo akoma më keq falja e detit e privatizime korruptive. Nuk bashkon gjë ?Lidhja e dyte e Prizrenit? kur në kufi ende ka dy palë policë e dy palë taksa. Nuk vlejnë as deklaratat provokuese e tinzare në takime ndërshtetërore sepse nuk sjellin as më shumë të drejta e as më shumë të ardhura për shqiptarët e asaj treve.
Nuk vlen as kompozimi i një kënge i cila më tepër u shërben sponsorizuesve të saj sesa atyre që e dëgjojnë. Nuk shërbejnë as gjestet akrobatike, të guximshme e njëkohësisht të marra e të pavlera me flamuj të qepur keq. Nuk vlen të shpalosim shenjën e shqiponjës në rrjete sociale, të ulërasim në stadiume të shajmë e të tregojmë grushtin. Nuk vlejnë as garat me ?like? në rrjete sociale me foto të personazhe tanë sportive dhe artistikë apo të figurave të shquara historike e arsumore.
Të gjitha veprimet e lartpërmendura janë të gabuara dhe cojnë ujë në mullirin e kundërshtarëve tanë. Me këto gjeste shfaqemi para syve të botës si huliganë, të egër e shovinistë. Ndërsa me këto deklarata tinzare akuzohemi nga fqinjët si destabilizues të rajonit dhe deklaratat vulosen si ?Provokacja?. Ndërsa takimet dypalëshe përpos se kanë prodhuar pak zhvillime pozitive për qytetarët e të dy anëve janë edhe separatiste duke lënë mënjanë trevat e tjera. Marrëveshjet koncesionare të tipit kolonial e tregojnë ende Shqipërinë si shtet i pafuqishëm që s?është në gjendje të ruaj sovranitetin e vet e jo më të bëhet ?Piemonti? i trevave shqiptare
Ne, shqiptarët në përgjithësi dhe politikanët që na përfaqësojnë në vecanti duhet të marrin leksione nga ajo deputete 25 vjecare kumanovare. Duhet të mbrojmë të drejtat tona dhe të bashkatdhetarëve tanë në rajon e më gjerë si të drejta legjitime. Duhet t?u drejtohemi logjikës së bashkatdhetarëve dhe kundërshtarëve tanë me veprimet e fjalët tona e jo anës emocionale. Nëse veprimet dhe deklaratat tona janë emotive ato do jenë lehtësisht të manipulueshme dhe të keqpërdorshme prej qarqeve antishqiptare.
Sot më shumë se 24 orë pas deklaratës së deputetes Azizi jehona e saj ka marrë dhenë në mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë por cka është më e rëndësishme nuk është arritur të keqinterpretohet apo keqpërdoret nga qarqet shoviniste antishqiptare. E gjitha kjo falë gjuhës së zgjedhur dhe të matur të deputetes, shembull pozitiv rrallë i ndeshur në hapësirën mbarëshqiptare./Ilir Çopja
Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgj...
Policia e Tiranës, ka arrestuar 35-vjeçarin Donat E, për lën...
Gazeta Koha Jone e Nikoll LEsit ka nje masazh per Edi Ramen....
...
Dite e mbushur me dashuri do jete kjo e sotmja për ata qe ja...
Qeveria e Edi Ramës, duke pranuar në Shqipëri të gjithë orga...
Pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës që pësoi ...
Policia serbe tha se ka arrestuar një shqiptar nga Kosova në...
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar ditën e sotme në emision...
Ky është Ibrahim Hassan, një bebe 5 muajshe, i lindur nga nj...
Në historinë e politikës së SHBA, asnjë kandidat nuk ka ndez...
A e di ti shqiptari im i dashur se cili eshte dallimi mes mb...
Një tjetër mbrëmje e errët europiane për Interin e De Boer. ...
Gjatë intervistës në “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka ...
Fevziu: Po thoni që qeveria është më e fortë tani dhe i bën ...
Kriza energjitike e vitit 2002, detyroi qeverinë shqiptarë q...
Rreth 10 muaj nga miratimi i ligjit të dekriminalizimit dhe ...
Policia raporton se sipas planit të operacionit me nr. 319,...
Partia Demokratike ka humbur një tjetër shanc në parlamet pë...
Drejtoresha e Saimir Tahirit, Zhanina Dapi çon në gjykatën p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...