web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta performon balet klasik me eskavatorë kinezë

27 Shtator 2016, 16:39, Aktualitet CNA

Këtë të martë shtatori ambasadorja kineze në Tiranë mori pjesë në një aktivitet ekonomiko-propagandistik në Shkozet të Durrësit. Kina e madhe popullore i dhuroi bujarisht Drejtorisë së bujqësisë Durrës 10 eskavatorë të fuqishëm fringo të rinj. Kryetari i Parlamentit, Sh.T.Ilir Meta e shfrytëzoi këtë rast për të performuar një etyd baleti klasik me eskavatorë kinez. Aktivitetit qëllimshëm iu dha një profil i lartë. Në të krahas Vasilit, drejtorit lokal të bujqësisë mori pjesë ministri Panarit dhe vetë Kryeparlamentari Meta. Një veprim i tillë tregon edhe një herë pjekurinë politike të Ilir Metës si edhe aftësitë diplomatike të jashtëzakonshme të tijat, që të kujtojnë veprimet e Ali Pashë Tepelenës për t?i kundërvënë gjeneralit bonapartist Dasnzëlot në Korfuz komodorin të Admiralit Nelson në Marshaslok të Maltës.

Lu-ja me zinxhirë prangash dhe Ju-ja me zinxhirë eskavatorësh

Sh.T. ambasadori LU (Tongzhi Lu) me reformën për drejtësi thuajse haptas, në limitet e Konventës së Vjenës të v. 1961 po kërcënon politkanë specifikë shqiptarë me zinxhirët e prangave. Tongzhi Lu po sillet si një elefant në një dyqan qelqurinash. Kryeparlamentari Meta me një finesë të hollë diplomatike thuajse si një mandarin i vërtetë i Oborrit perandorak Mancu i përgjigjet ambasadorit Lu me takime kokë më kokë me ambasodreshën kineze Jiang Ju. Sot në Shkozet të Durrësit Meta kërcënimeve me zinxhirë prangash të Tongzhi Lu-së ju përgjegj me zinxhirë eskavatorësh të Kinës së madhe popullore. eskavatore-655x356Në gjykimin tim thelbi i këtij baleti diplomatik ishte: Amerika kërcënon me zinxhirë prangash shqiptarët super pro amerikanë, ndërsa Kina ndihmon miqtë e saj shqiptarë me zinxhirë eskavatorësh. Si të  thuash demoni i shkatërrimit, pinjolli i prindërve nacionalistë të Can Kaj Shek-ut përballet me ëngjëllin e krijimit, pinjollen e partizanëve maoistë të  Armatës VIII.

Meta duke luajtur kartën kineze duket sikur u kujton amerikanëve proverbin anglez: Don?t corner the cat d.m.th. mos më cysnin deri aty ku nuk mban më. Për më tepër, që Meta nuk është kotele shtëpiake, por mace e egër e pyjeve të Tomorricës. Me elegancë diplomatike Meta u mban leksion diplomatëve mediokër të ?Rilindja Ridge-s? për realitetin e ri në Ballkan. Ai me kujdes, me qetësi e dashuri, u kujton atyre se tashmë duhet të llogarisin në Shqipëri e Ballkan edhe kartën kineze, prezencën gjithnjë në rritje të Kinës në lindje e në perëndim të Maleve Rodope.

Qëllimisht u zgjodh Durrësi si ?skena? për këtë balet diploamtik për tu treguar diplomatëve amerikanë rëndësinë e posacme rajonale të Durrësit. Kujtojmë se në 9 vitet e fundit vetëm 2 herë (Ambasadorja Rice dhe Ambasadori Arvizu) e kanë vizituar Durrësin, ndërsa Ambasadori rus Karpushkin në 9 muajt e fundit e ka vizituar plot 5 herë Durrësin. Në 2 vitet e fundit kinezët dhe rusët kanë zhvilluar një seri të gjatë aktivitetesh politike, diplomatike, kulturore, e humane në Durrës me pjesëmarrës prestigjozë, që nga Kori i Moskës dhe Ansambli Folklorik i Pekinit e deri te kryetarë komisionesh të Dumës apo binjakëzime e projekte binjakëzimesh të Durrësit me qytete kineze, ruse apo edhe krimease. Fatkeqësisht diplomatët amerikanë në dritëshkurtësinë e tyretë frikshme janë tepër poshtë edhe nivelit të diplomatit Bryan Street, që nja dy vjet më parë organizoi një mikro aktivitet me nxënësit e ?Rilindjes? te kisha në Kepin e Bishtit të Pallës. Diplomatët amerikanë përsa i përket pozicionimit dhe rëndësisë rajonale të Durrësit kanë mbetur thjesht në bisht, sa që edhe ?palla? kryebashkiaku i Selanikut i biri i një pocari e një pronareje kantine vere i ka lënë në bisht (përsa i përket Durrësit) qiraxhinjtë e ish Rrugës Labinoti! Diplomatët kinezë si mbartës të urtësisë konfuciane e kanë kuptuar shkëlqyeshëm rëndësinë e Durrësit, jo më kot edhe kësaj rradhe ata erdhën me ?peshqeshin? e radhës për kryebashkiakun Dako: dy eskavatorë fringo të rinj për Bashkinë Durrës.

Sh.T. Ilir Meta me finesë të rrallë diplomatike si një pokerist i klasit të lartë ?Derrit Mac? Tongzhi Lu i kundërvuri ?Damën Kupë? Jiang Ju. Aktiviteti i sotëm në Durrës mund të përmblidhet në këtë frazë: Në sajë të diplomacisë ekselente Meta në raundin e Durrësit fitoi Ju-ja dhe humbi bindshëm Lu-ja. /GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga