web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Levizje të tjera në administratën Rama/ Ikën kreu i Prokurimeve Publike

26 Shtator 2016, 15:46, Aktualitet CNA

Vazhdojnë ndryshimet në institucione të rëndësishme të administratës publike. Në një vendim të botuar në fletoren zyrtare, mësohet se së fundi është larguar kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe anëtrja e këtij komisioni, Juliana Hoxha.

Në vend të Kërit kryeminsitri Rama ka emëruar Evis Shurdhan, cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri, ndërsa në vend të Hoxhës është emëruar Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.

Javën e kaluar pati ndryshime edhe në radhët e drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve.





Lajmet e fundit nga