web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KOTELJA DHE QYTETARI/ Nga Dritan KABA

20 Shtator 2016, 13:14, Aktualitet CNA

Shkruajta para dy ditesh qe do nxjerrin ndonje film pas vdekjes tragjike te qytetarit ne Lushnje. Ja paskan nxjerre nje film te titulluar “Kotelja dhe heroizmi i policise” Subjekti ka te beje me shpetimin heroik duke rrezikuar edhe jeten per shpetimin e nje koteleje, ndersa qytetari vdes nga arroganca e policise duke shkelur cdo procedure dhe duke e keqtrajtuar sipas familjareve.

Duke e vrare edhe shpirterisht me nje arrestim qe mund te kete ndikuar sipas mjekeve ne infarktin e tij. Stresi eshte nje nga shkaqet thelbesore te infarktit.
Tani fati i koteles nuk dihet, i qytetarit po. Kotelja ne duar te sigurta, qytetari tani ne duart e Zotit.
Dy jane mundesite, njera ta kene strehuar ne godinen e re te ministrise dhe e dyta, e kane cuar tek shkolla e qenve per ta stervitur kunder minjve te arave qe demtojne te mbjellat.
Pas ketij akti heroik, nuk mund te thote kush cfare ben policia per aeroportin e Ishmit dhe si ka mundesi qe deri tani nuk eshte arrestuar ose zbuluar asnje organizator i mbjelljes se bimes se gjelber ne Shqiperi.
Ajo eshte e zene duke shpetuar kotele.





Lajmet e fundit nga