web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

16 shqiptarë e tunizianë në pranga/ Kapen 800 mijë euro kokainë e heroinë

16 Shtator 2016, 10:43, Aktualitet CNA

Policia italiane e provincës së Trentos në bashkëpunim me repartet policore të Breshës e Bolzanos kanë shkatërruar një organizatë shqiptare ? tunizine me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike.

16 persona shqiptarë e tunizianë janë arrestuar gjatë orëve të fundit e 6 anëtarë të tjerë bandës u arrestuan në periudhën kohore nëntor 2015/ shkurt 2016.

Sipas Policisë italiane kjo organizatë kriminale ishte ndërtuar mbi bazën e një strukture piramidale në krye të së cilës qëndronin trafikantët shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kg kokainë e heroinë me vlerë 800 mijë euro si dhe 10 mijë euro cash. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga