web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Peshkopi/Shansi i Metës për t’i kthyer reston Ramës për humbjet e 2015

16 Gusht 2016, 10:01, Aktualitet CNA

Nga Gjergji Koja

Zgjedhjet për Kryebashkiakun e Peshkopisë, proces që zhvillohet më 11 Shtator, përveç se do të përcaktojnë qytetarin e parë të kësaj bashkie, duket se janë shansi i fundit për të provuar funksionimin e koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të dy partitë ndodhen në një koalicion qeverisës prej 3 vitesh, por pothuajse po kaq zgjasin edhe përplasjet, akuzat dhe prapaskenat që ato ndërmarrin ndaj njëra-tjetrës.

Zgjedhjet vendore të 2015 treguan qartazi se koalicioni nuk funksionoi, pasi votat që të dyja partitë mblodhën për këshillat bashkiake, jo vetëm nuk konvergonin me votat që morën kandidatët e mbështetur prej tyre për kryebashkiakë, por kishin një diferencë të madhe, mes votave për partitë dhe votës së kandidatëve.

Më e humbura në këtë proçes doli LSI, e cila pothuajse humbi në të gjitha bashkitë ku kandidonte emrat e përzgjedhur prej saj si kandidatë për Kryebashkiakë.

Pas zgjedhjeve pati akuza të ndërsjellëta, ku LSI nuk nguroi të akuzonte PS se kishte shkelur marrëveshjen, ndërsa në të paktën 3 bashki, Lezhë-Pogradec-Vorë, kandidatët e mbështetur nga partia e Metës, humbën edhe për shkak të mosmbështetjes nga ana e strukturave të partisë së drejtuar nga Rama. Ky i fundit duket se kishte bërë llogaritë për të mbajtur LSI nën presion, duke mos i dhënë shumë pushtet në bashkitë e reja të vendit, çka do të minimizonte rolin e saj.

Tashmë është rradha e LSI-së për t?i kthyer reston PS-së dhe për të treguar peshën e saj.

Por në anën tjetër ky është shansi i fundit që dy partitë kanë për të dhënë prova nëse ekziston apo jo koalicioni mes tyre dhe nëse ka mundësi që ai mund të vijojë pavarësisht problemeve.

Partia e Kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar kandidatin e saj për Kryebashkiak të Peshkopisë si konsensualin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga LSI nëse e mbështet ose jo këtë kandidat.

E vetmja deklaratë nga Partia e drejtuar nga Ilir Meta është ajo se zgjedhjet në Peshkopi janë lokale, s?mund të trajtohen si zgjedhje të përgjithshme, dhe vendimin për angazhim ose jo të kësaj partie e ka dega lokale e LSI në Peshkopi.

Në nisjen e fushatës nga ana e kandidatit Muharrem Rama ajo që ra në sy, ishte mungesa e përfaqësuesve të LSI-së në krah të ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili do të drejtojë fushatën e PS-së në këto zgjedhje.

Nëse i referohemi përplasjeve që LSI ka pasur me PS, ministri Gjiknuri është akuzuar indirekt si një nga zyrtarët që ka sulmuar Kryeparlamentarin Meta. Rasti më konkret ishte skandali i CEZ, ku mediat botuan një raport që mendohet se iu dorëzua pikërisht nga Ministria që drejtohet nga Gjiknuri.

Kaq mjafton për të kuptuar se LSI ka arsyet që të mos mbështesë në fushatë një sekses qoftë të Gjiknurit, qoftë të Muharrem Ramës dhe qoftë të Kryeministrit Edi Rama.

Megjithëse ky i fundit bëri një lëvizje taktike duke ndryshuar kandidatin për Bashkinë e Peshkopisë në orët e fundit, pasi nga selia e PS-së u testua një tjetër emër për disa ditë, Kryeministri duket se i ka bërë karshillëk LSI-së, duke caktuar si drejtues të fushatës, pikërisht një nga ministrat që përfshihet në listën e kërkesave të LSI-së për tu larguar nga kabineti qeveritar. /citynews/





Lajmet e fundit nga