web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Hila: Tribalizmi, mentalitet që nuk lejoi përkrahjen ndaj Blushit

5 Gusht 2016, 11:05, Aktualitet CNA

Analisti Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Rama, përmes një komenti në rrjetet sociale ironizon mënyrën sesi socialistët e zhgënjyer po reagojnë, apo mënyrën e reagimit të tyre, kur ka kritika ndaj Kryeministrit. Hila e cilëson tribalizëm atë që po ndodh në politikë, kur edhe një drekë mes Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Presidentit cilësohet si herezi.

?Po kuptoj se për shumë socialistë të zhgënjyer nga ky tre vjeçar, nga mospërfillja e tyre, nga korrupsioni galopant dhe bllokimi i ekonomisë, gjithsesi mendojnë se kundërshtia politike ndaj kryeministrit aktual duhet të shkojë deri në kritika të tipit:”shoku Edi nuk po bën mjaftueshëm not”, ose “udhëheqja duhet të ketë kujdes për shendetin e saj se ja ka varur”. Madje edhe një drekë e Rexhep Mejdanit me Ilir Meten ju ishte dukur herezi. Ky është një gjykim thjesht parapolitik.

Është tribalizëm. Mentalitet i cili nuk i lejoi të përkrahnin Blushin në kongres, megjithëse ajo çfarë ai kërkoi ishte asgjë më shumë se rregulla loje brenda familjes së tij dhe aspak ndryshime parimore.
PS. Nuk e kam fjalën për ata që mendojnë se Meta nuk e ka lënë Ramën të bëjë reforma. Atyre Rama pak ja u ka bërë. Duhet ti çojë tek buka me shëllirë se do ta duan më shumë?, shkruan Hila në rrjetet sociale.

/citynews/





Lajmet e fundit nga