web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Salianji shpjegon si e përse e ka ndryshuar emrin dhe merr epitetin “manall gamori”

5 Gusht 2016, 09:14, Aktualitet CNA

 

-Ulu Ervin,- i tha Luli,- kemi disa pyetje personale, Doktori dhe unë, gjëra rutinë për kuadrot e rinj. Edhe mua kështu më ka pyetur dikur Doktori.

-Urdhëroni e pyesni,- tha Salianji.

-Ervin,- i tha Doktori, – vendlindjen e ke në Lozhan të Korçës. E di unë ky është fshati i origjinës i Erion Braçes, por nuk ia përmend kurrë. A e ke kushëri Erion Braçen? Jo, të lutem ma thuaj që tani, nuk ka ndonjë gjë të keqe edhe nëse e ke, por ne duhet ta dimë. Pastaj partia mund ta mësojë këtë fakt nëse e gjykojmë të nevojshme ne.

-E kuptoj Doktor,- tha Salianji,- dhe më vjen mirë që m? u dha rasti ta sqaroj këtë dyshim që keni pasur. Unë vërtet kam lindur në Lozhan, por me origjinë jemi nga një fshat më i thellë. Nuk kam turp ta them Doktor, që e kam origjinën nga një fshat më i thellë megjithëse në Korçë na thoshin ?malokë?.

-Më thellë se Lozhani del nga Korça në Gramsh ose në Skrapar, ku është fshati yt?- I tha Doktori, – unë e njoh edhe atë zonë se kam shkuar disa herë në fushatat elektorale.

-Je shumë i saktë Doktor, ke një kujtesë madhështore,- i tha Salianji,- fshati im i origjinës, Dushari është në kufirin e rrethit të Korçës me Skraparin. Ka një shprehje në fshatin tim, kur e gjuan penalltinë në Dushar, po bëre gol, topi shkon në Skrapar.

-Po shkoi në Skrapar të mbajnë 20% të topit.- Tha Doktori.-

-Tani ti quhesh korçar gjithsesi, jo skraparli, apo jo?-Tha Luli

-Është një çikë e komplikuar shef,- tha Salianji, -se në vitin që linda unë, në 1988, pati një rrëshqitje dheu në fshatin tonë, një përrua në anën e majtë të shtëpisë tonë, dhe që ishte kufi ndarës i fshatit dhe i rrethit të Korçës me Skraparin, ndërroi rrjedhë dhe kaloi në anën tjetër të shtëpisë, në të djathtë.

-Paska qenë si LSI-ja, ai përroi.- Tha Doktori.

-Kështu që Doktor shtëpia ime kaloi në rrethin e Skraparit, dhe në regjistrimin e popullsisë që u mbajt në 1989 në të gjithë vendin, për shtëpinë tonë u grindën regjistruesit e dy rretheve.

-E si e zgjidhën?-Pyeti Doktori.

-Na regjistruan të dy palët, dhe thanë se do ta zgjidhnin çështjen më lart.- Tha Salianji.-Pastaj erdhën ngjarjet e vitit 1990 dhe kush kishte nge të merrej me këtë çështje.

-Domethënë mbetët të regjistruar në dy rrethe, -tha Doktori.

-Tani Ervin, ti sigurisht që nuk ke probleme me këtë ligjin e dekriminalizimit,i tha Luli,- kot të të pyes për këtë. Por ky ligj kërkon deklarime nga kandidatët dhe të zgjedhurit për rastet kur kanë ndryshuar emrat. Ti nuk je akoma nga të zgjedhurit e partisë as në pushtetin lokal as në parlament, kështu që nuk e ke bërë deklarimin. A ke problem të tillë ti? Ti ke lindur ?Ervin? apo ke pasur emër tjetër?

-Ja edhe këtu na ka nxjerrë probleme ai përroi që ndërronte rrjedhë.- Tha Salianji.- Kur linda unë babai shkoi të më regjistronte në zyrat e gjendjes civile në qendër të kooperativës së bashkuar bujqësore, që i përkiste rrethit të Korçës. Por ata nuk pranuan. Ne deri te përroi e kemi kompetencën thanë, dhe përroi ka ndryshuar drejtim, shtëpia juaj është matanë përroit shkoni në Skrapar.

-E si u zgjidh problem?- Pyeti Luli.

– Ishte janar kur linda unë, dhe në anët tona bie shumë dëborë. Shkoi babai në drejtimin tjetër në fshatin më të afërt të Skraparit ku kishte gjendje civile por atje i thanë se nuk e shikonin dot përroin që atje ku ishin kështu që nuk mund ta konstatonin ndryshimin e rrjedhës së tij, prandaj duhet të priste sa të dilte dimri. Por dëbora në fshatin tonë shkrinte në maj.

-Interesante,- tha Doktori, -çfarë ndodhi pastaj?

-Tani si ta them, Doktori më kupton më mirë besoj,- tha Salianji,- unë kam lindur në një fshat të thellë. Nuk mund të imagjinohej që atje prindërit të më quanin ?Ervin?.

-Këtë e kemi të qartë, -tha Doktori,- do të ishte njëlloj sikur prindërit të më kishin quajtur mua ?Edvin?. E si mund t? i thosha pastaj unë Edvin Ram Berisha atij të gjatit Edvin Kristaq Rama, hahahahaha, e merrni dot me mend?

-Unë kam lindur në 1988, -tha Salianji, -siç më ka treguar babai më vonë, ky ishte viti i 80-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës. Unë babain e kisha antikomunist në shpirt, ndonëse me teser partie, komunist.

-Të besoj, është një gjë plotësisht e mundshme,- tha Doktori,- antikomunistë të vërtetë mund të bëheshin vetëm ata që e njihnin partinë nga brenda. Vazhdo Edvin, më fal Ervin, se e ke emrin shumë të përafërt me atë të atij që e di ti.

-Ama mbiemrin Doktor e kam demokrat bio.- Tha Salianji.

-Mbiemrin në rregull e ke, – tha Doktori, -por vazhdo na trego për emrin.

-Çfarë të bënte babai?-Tha Salianji.- I mbeti djali pa emër. Shkoi në kafenenë e fshatit dhe ashtu i mërzitur porositi një gotë raki. Duke pirë dëgjoi radion që thoshte se ai vit ishte viti jubilar i 80 vjetorit të lindjes së shokut Enver. I erdhi një ide babait dhe u ngrit me vrap e shkoi në zyrat e gjendjes civile të dy fshatrave më të afërt, të Korçës e Skraparit dhe iu tha, unë do ta quaj djalin ?Enver? se me lindi në vitin e 80 vjetorit të lindjes së shokut Enver. Nëse nuk ma regjistroni do t? i shkruaj letër shoqes Nexhmije dhe t? i them se këtu bëhet punë armiqësore nga agjenturat e huaja që kanë shtënë në dorë zyrat e gjendjes civile.

-Sa interesante!-Tha Doktori,- e ia shkroi letrën Nexhmijes?

-Jo Doktor, -tha Salianji,- nuk kishte nevojë se mua më regjistruan me emrin ?Enver? në të dy zyrat, pra u bëra banor i të dy rretheve, i Korçës dhe i Skraparit.

-Hahahahahaha, domethënë ti qenke Enver Salianji!- Tha Doktori.- Mirë na thuaj kush të bëri ?Ervin? pastaj?

-Kur shkova në Universitetin Europian të Tiranës, ma ndryshoi emrin professor Henri Çili. Më tha se meqënëse tani do të isha student i një universiteti europian, edhe emrin duhet ta kisha europian. Ai më tha se kur ndryshohej emri, duhej që emri i ri të kishte aq shkronja sa emri i vjetër, se kështu i kishte thënë një dervish plak në vendlindjen e tij në Labinot Mal. Kështu dëbohet shejtani që kërkon të hyjë gjithnjë te njeriu që ndërron emrin, i kishte thënë dervishi. Dhe meqënëse emri im i parë, Enver kishte pesë shkronja edhe i dyti duhet të kishte pesë. Dhe emri ?Ervin? ka pesë shkronja.

-Hahahahahaha,- tha Doktori,- e ka pasion ai djalë t? ua ndryshojë emrin të tjerëve, që kur nga ?Ferit? u bë ?Henri?. Se ?Ferit? e ka pasur emrin, jo ?Naim?.

-Mirë Enver, më fal Ervin,- tha Luli,- na ke sqaruar siç duhet. Për ne je në rregull. Vetëm një gjë dua të di, ty duhet të të paraqitim para popullit si korçar apo si skraparli?

-Unë vetë nuk jam deklaruar akoma për origjinën time, dhe kur më kanë pyetur mediat e kam kaluar me përgjigje evazive. -tha Salianji, – le të vendosë partia si i bëhet më mirë.

-Mirë të shikojmë, -tha Doktori, po bëmë aleancë me LSI-në do të deklarojmë korçar, se nuk na duhen skraparlinj në parti, po nuk bëmë aleancë me LSI-në do të deklarojmë skraparli, që të marrin ç? të mundim ndonjë votë skraparliu.

-Si të vendosni ju Doktor, -tha Salianji,-si t? i duhem partisë.

Këtë histori e dëgjoi Dashi, deputeti i PD-së me humor bio tirons dhe tha:

-Nëse ka emër me pesë shkronja që i shkon më shumë këtij çunit është emri ?Manall?, siç i themi ne tironsit atij mikut, penisit, siç i thonë medemek në gjuhë shkencore. Se kur ky çuni  është para kamerave televizive ngrefet si manall gamori, aq sa shikuesit bien përmbys duke u shkrirë gazit dhe as dëgjojnë çfarë thotë e as shikojnë çfarë tregon me dorë. /citynews/





Lajmet e fundit nga