Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Sa para janë vjedhur në të vërtetë në Thesarin e Bankës së Shqipërisë? Më tepër se dy vite pasi u zbulua, ose më saktë u deklarua vjedhja në Thesarin (Departamentin e Emisionit të Parasë) të Bankës së Shqipërisë, shteti ende nuk e di se sa para janë vjedhur në të vërtetë. Deri më tani kemi dy shifra zyrtare, njëra e kohës kur u bë e ditur vjedhja, dy vite më parë, dhe tjetra e këtyre ditëve, katër herë më e lartë.
Prokuroria që ?hetoi? vjedhjen, as që i hyri numërimit të parave, por mori për të vërtetë shifrën e thënë nga Guvernatori Fullani, se ishin vjedhur 713 milion lekë të rinj(5 milion euro). Dhe për këtë sasi u tha se i kishte nxjerrë një punonjës i Bankës duke i fshehur në trup. Shifra tjetër është ajo e Kontrollit të Shtetit, i cili në përfundim të auditimit thotë se janë vjedhur 2.9 miliardë lekë të rinj(21 milion euro).
Të dy shifrat nuk kanë dalë nga kontrolli fizik i sasisë së parave të depozituara në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Shifra e parë thjesht është deklaruar nga Fullani, kur ky e pa se skema e vjedhjes doli jashtë kontrollit. Shifra e dytë ka dalë nga kqyrja e dokumenteve për hyrje-daljen e parave në Thesar.
Në Thesasr gjendet shumëfishi i sasisë së parave që janë në qarkullim, pasi me paratë e depozituara atje bëhet zëvendësimi i kartmonedhave të dëmtuara që janë në qarkullim. Dhe duhet ditur se sasia e kartmonedhave të zëvendësuara çdo vit është e lartë, jo më pak se çereku i parave në qarkullim.
Kontrolli fizik i parave ishte i pamundur në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, pasi atje ka munguar një sistem modern ACH (Automated Cash Handling), që janë pajisje elektronike për numërimin dhe kontrollin e kartmonedhave, si të atyre prej letre ashtu edhe atyre metalike. ACH quhen në zhargon edhe Count Room.
Në Thesarin e çdo banke qendrore ka disa Count Room, ku bëhet numërimi dhe kontrolli i sasive të mëdha të kartmonedhave që janë në ruajtje atje. Në çdo count room të një banke qendrore ka një aparat elektronik që është një llogaritës kompjuterik me kapacitet të madh për numërim dhe me shpejtësi të madhe. Në bankat qendrore aparatet e këtij lloji janë në gjendje të numërojnë deri në njëzet banknota (kartmonedha) në sekondë. Të tjerë aparate bëjnë edhe paketimin e kartmonedhave.
Tani le të imagjinojmë sikur Fullani të kishte blerë pesë aparate të tillë, pra të kishte krijuar pesë count room në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Le të imagjinojmë se ato do të punonin vetëm shtatë orë në ditë, duke llogaritur se punonjësit që do t? i përdornin këto aparate, do të bënin edhe një orë pushim. Në një ditë pune, një aparat i tillë do të numëronte pesë milionë kartmonedha. Pesë aparate do të numëronin mbi 25 milion kartmonedha. Në fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në Shqipëri zyrtarisht kishte në qarkullim 130. 503. 210 (njëqind e tridhjetë milionë e pesëqind e tre mijë e dyqind e dhjetë) copë kartmonedha të prerjeve të ndryshme, në monedhë shqiptare, lekë. Pra, do të duheshin jo më tepër se pesë ditë pune që të numërohej i gjithë fondi i kartmonedhës që është në qarkullim në Shqipëri. Fondi i kartmonedhës në ruajtje në Thesarin e bankës qendrore është më i madh se fondi i kartmonedhës në qarkullim. Por sa më i madh? Për këtë nuk ka një shifër zyrtare. Gjithsesi, në çdo rast, nuk do të duheshin më tepër se dhjetë ditë për t? u bë një kontroll i tillë, lehtësisht, dy herë në vit.
Count rooms shërbejnë edhe për procesin e veprimeve të përditshme në Thesarin e çdo banke qendrore, ose banke të madhe private, se çdo dalje apo hyrje e kartmonedhave kalon nëpër to. Count rooms janë të pajisura me sisteme sigurie që ia pamundësojnë çdokujt që të nxjerrë para në mënyrë abuzive prej tyre.
Në Bankën e Shqipërisë, për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit dhe të kontrollit të kartmonedhës, është përdorur një metodë e përzgjedhjes së një sasie prej 5% të sasisë së kartmonedhës gjendje në Thesar për çdo kontroll periodik. Dhe kjo ka favorizuar vjedhësit. Vetëm me paratë që Fullani ka shpenzuar për veprimtari sportive të punonjësve të Bankës në pesë vitet e fundit në detyrë mund të ishin krijuar pesë count room moderne në Thesarin e bankës qendrore. E vetmja arsye që ai nuk e ka bërë këtë gjë, është se ka qenë i implikuar në vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore. Pra kemi të bëjmë me një mosveprim kriminal.
Në kohën që Fullani la detyrën e Guvernatorit, për shkak të mungesës së teknologjisë moderne të numërimit, ishte praktikisht e pamundur që të zbulohej shifra e vërtetë e parave që mungojnë në Thesarin e bankës qendrore. Pajisja e Thesarit me këtë teknologji duhet të kishte qenë detyra e parë që Prokuroria dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet t? i kishin lënë bordit drejtues të Bankës. Prokuroria në cilësinë e organit të hetimeve dhe Kuvendi në cilësinë e mbikqyrësit të veprimtarisë së Bankës qendrore.
Por pajisja e Thesarit me këtë teknologji duhet të kishte qenë prioriteti i Guvernatorit të ri të Bankës, Gent Sejko. Kështu duhet të kishte qenë, normalisht, por z. Sejko nuk e mori detyrën normalisht. Ai para se të merrte detyrën u betua me kokën e tij para atyre që kishin në dorë emërimin e tij, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Bujar Nishanit, se se ai nuk do të bënte numërimin fizik të parave në Thesar. Prandaj ende edhe sot Banka nuk ka count room për numërimin e parave të Thesarit.
Shifra e re na ndriçon për një skemë tjetër vjedhjeje, jo atë të një individi që mbushte brekët me para. Në këto rrethana, është e domosdoshme të riarrestohet Fullani, bordi i asaj kohe i Bankës, ish-Inspektorja e Përgjithshme, zinxhiri i prokurorëve që u morën me këtë çështje, si dhe Guvernatori Sejko. Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë në shqyrtim në seancë të jashtëzakonshme gjendjen në Thesarin e Bankës qendrore dhe ta bëjë të detyrueshme me ligj atë që është praktikë normale e çdo banke qendrore vendosjen e count room në Thesar dhe numërimin e menjëhershëm të parave të depozituara atje.
Nëse jo për çfarë vlejnë ligjet e miratuara në letër për reformën në drejtësi.
*Shkruar ekskluzivisht për Citynews.al
Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit “burg” për Ergys Kola...
Një vajzë dyvjeçare është konsideruar si një gjeni, pasi në ...
Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj akuzave të Partisë ...
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministr...
Një person ka humbur jetën në plazhin e Himarës.Trupi i paje...
Disa nga njerëzit më të pasur në Shqipëri janë gjyqtarët, ed...
Nga Avokat Spiro VasoSituata politike ne vend kohet e fundit...
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i Drej...
Nga Alban DaciTakimi Meta-Koco-Mejdani, ishte një takim tip...
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po sulmo...
Një analist nga Bostoni në një studim të tij ka bërë një k...
Nga Andi BushatiKa gati një ekzaltim midis shumë prej hierar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, shprehet se...
Kryebashkiaku Vangjush Dako ishte një nga vizitorët e shumtë...
Një nga pazaret që mund të zhvillohet mes Kryeministrit Edi ...
Deputeti socialist i Lezhës, Eduard Ndocaj, vijon të thumboj...
Partia Socialiste i ka bërë thirrje Presidentit Bujar Nishan...
Analisti Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes, ka rrëfye...
Pavarësisht pezullimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Drejt...
Refugjatët ndikojnë në shtimin e madh të numrit të të huajve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...