web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbajtje në kohët e terrorit

1 Gusht 2016, 11:04, Aktualitet CNA

Sa afër mund ta mbrojnë transportuesit kompakt një veturë të vogël?? Një pyetje që tingëllon e çuditshme.

Kur të dielën Fran?esku udhëtoi me një golf për në meshën përmbyllëse të ditës së 31-të botërore të rinisë, as që dukej ky papa-mobil disi ndryshe. Në ?do qoshe ngjesheshin pas saj transportues plot truproja me gjyzlykë dielli ose me vështrim të zymtë ndaj makinës së Fran?eskut. Po ai? Kishte hapur nga pas djathtas dritaren, kishte zgjatur krahun, shijonte flladin e udhëtimit, përshëndeste herë pas here, Fran?esku në tur.

?arëdolloj frikërash u artikuluan, u diskutuan ose u folën nën zë para takimit botëror rinor të katolikëve. Pas Parisit dhe Brukselit, Nizcs dhe Mynihut, pas kaq shumë sulmeve të tjera të përgjakshme. Dhe Fran?esku? Para udhëtimit të tij të parë drejt mëse një milionë pjesëmarrësve në sheshin e festës ai shkoi jashtë planit në kishën e afërt, u lut për viktimat e terrorit, për fundin e terrorit. E pas kësaj hapi dritaren e makinës

Këtë mund ta konsiderosh naive. Ati i shenjtë di të flasë e të lutet mirë?. Por ai dëgjoi në Krakov, në mënyrë aq direkte sa thuajse asnjë politikan i nivelit botëror, përshkrimet tronditëse të të rinjve nga Siria. E pyetja që ata shtronin ishte: ?Ku është Zoti, nëse ai ekziston?? Por Fran?esku vendos një theks tjetër: kundër panikut, kundër urrejtjes së re. ?Ne nuk duam ta mposhtim urrejtjen me më shumë urrejtje!? (?Përshëndetje media sociale!?, mund të mendosh në mënyrë intuitive.)

E këtu mund të shtrosh pyetjen, çfarë eventi ishte ky në Krakov. Në një qytet të madhësisë mesatare qarkullon një masë njerëzish gjashtë apo shtatë herë më e madhe se në një stadium futbolli, e në ceremoninë përmbyllëse 20 herë më e madhe, pa pasur as edhe një herë të vetme ndonjë përleshje (e këtë mund ta thuash me gojën plot pas Kampionatit Evropian të Futbollit).

Shumica e njerëzve madje qarkullon duke kënduar, gjithmonë me durim. Eh?! Sa shumë të rinj, e po aq shumë edhe të moshuar kanë ardhur në ?ditën botërore të rinisë?. Ata besojnë në një botë pa kufij. Ajo nuk duhet ndarë. Ky mbetet një provokim.

Që ky takim në kohë të tilla të pasigurta u kthye në një festë, në një masë të madhe kjo i dedikohet polakëve të përzemërt. Krakovi si qytet, madje i gjithë rajoni u vu në shërbim të veprimtarisë gjashtë ditore. Një qytet qëndroi në heshtje për këmbësorët dhe ata që udhëtonin me biçikleta. Autoritetet polake të sigurisë u kujdesën me një prezencë të madhe miqësore forcash për sigurinë, ashtu si? është e nevojshme sot për një veprimtari të tillë.

Por Krakovi ishte më shumë. Qindra mijëra të rinj të pakontrollueshëm nëpër rrugë, mbi një milionë duke festuar në një fushë? Kësisoj ky është edhe një sinjal ndaj botës: tronditja, paniku, fundi i stilit të deritanishëm të jetesës, edhe muret e barrierat e reja ? të gjitha këto janë fitorja e parë ndaj terrorit.





Lajmet e fundit nga