web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta-Meidani, drekë në një nga restorantet në qendër të Tiranës/Negociatat për Kryeministrin e ri

1 Gusht 2016, 11:26, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kandidati për Kryeministër, ish-Presidenti Rexhep Meidani, do të kenë një drekë pune sot në një restorant në qendër të Tiranës.

Takimi është kërkuar nga Kryeparlamentari Meta, ndërsa në qendër të tij mësohet se do të jetë propozimi që do t?i bëhet ish-Presidentit për të pranuar postin e Kryeministrit të një Qeverie teknike.

Burime konfidenciale i thashë Citynews se parimisht të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakort, ndonëse priten të tjera detaje, që do të qartësohen pas këtij takimi.

Marrëdhëniet mes PS e LSI janë krisur dhe diferencat janë thelluar, ndërsa duket se Edi Rama po humbet mazhorancën që mund t?i garantojë qeverisjen.

Ndoshta kjo është arsyeja që një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama nisi sulmin mediatik ndaj ish-Presidentit Meidani, i cili gëzon simpatinë edhe të një pjese të konsiderueshme të deputetëve të PS-së.

Kandidatura e Meidanit rrezikon seriozisht postin e Edi Ramës në krye të Qeverisë, pasi veç votave nga LSI dhe PD, ai gëzon mbështetje edhe të ligjvënësve të tjerë, çka mund të nxjerrë një Qeveri me një numër të lartë votash. /citynews/





Lajmet e fundit nga