Unversiteti i Shkupit më mirë se ai i Prishtinës dhe Tiranës
Universiteti i Prishtinës ka rënë për 18 vende nga renditja ...
Edi Rama ka një raport të çuditshëm me pushtetin. Atij i pëlqen të qeverisë të dobëtit, por njëkohësisht tundohet gjithmonë që t?u shërbejë të fortëve. Tre vjet pasi u mandatua si kryeministër, rekordi qeverisës i Ramës është pasqyra më e mirë e këtij raporti të dyfishtë.
Në vitin 2013, një nga vendimet e para që Edi Rama firmosi në tryezën e kryeministrit ishte ai i faljes së 30 milionë dollarëve gjoba tatimore të vendosura gjatë fushatës elektorale. Motivi ishte absurd. Për qeverinë e re këto ishin gjoba politike, të vendosura nga qeveria në ikje e Sali Berishës si presion dhe hakmarrje ndaj biznesit. A thua se shteti dhe institucionet duhet të pushojnë së ekzistuari gjatë fushatave elektorale. Por pasoja që prodhoi ishte edhe më e rëndë.
Kur Tatimet publikuan listën nominale të subjekteve përfituese, rezultoi se gjysma e shumës së falur shkoi vetëm për katër kompani; ARMO-n, OSHEE-n, Kurum-in dhe një kompani nga Bradasheshi, e cila thuhej se kishte lidhje të forta në qeveri (lista e perfituesve.pdf).
Në fakt, në listën e bizneseve përfituese ndodheshin mbi 3500 biznese, por ironikisht 35 të parat përfituan 90 për qind të shumës. Kryeministrin e përndjek rregulli i 1 për qindëshit. Politikat e qeverisë së tij bien shpesh në oborrin e oligarkëve. Ajo që u justifikua si një masë për të lehtësuar biznesin, në të vërtetë ishte një koktejl me para publike për elitën ekonomike.
Por teksa 1 për qindëshi gëzonte dhuratat bujare të buxhetit, për qytetarët e zakonshëm qeveria kishte bërë gati kërbaçin e pushtetit. Në vitin 2014, policia e shtetit zbriti në terren për të rivendosur rregullin në sektorin e energjisë. Mijëra qytetarë të varfër u arrestuan. Disa prej tyre madje humbën jetën.
Reformat kanë dëme anësore. Por gjithmonë viktimat vijnë nga radhët e të varfërve. Elita është e paprekshme. Në të njëjtën kohë që qytetarët burgoseshin masivisht për 30 mijë lekë fatura të papaguara, në gjirin e maxhorancës së kryeministrit kishte deputetë me 300 milionë lekë detyrime ndaj OSHEE.
Flirti i qeverisë me 1 për qindëshin nuk përfundon asnjëherë. Dy vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka qerasur mbi 300 milionë euro kontrata 10 vjeçare të garantuara nga buxheti për vetëm 3 kompani. Favore fiskale, transferta të drejtëpërdrejta nga buxheti apo kontrata të garantuara me ligj, qeveria dhe oligarkët gjithmonë e kanë gjetur mënyrën për të bërë biznes mes tyre. Por java që po lëmë pas, shënon ndoshta kulmin e dashurisë mes pushtetit politik dhe atij ekonomik.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, pjesa më e madhe e vendimeve ishin shërbim ekskluziv për oligarkët e 1 për qindëshit, ndërsa shumë shpejt në parlament do të kalojë një tjetër falje fiskale, ku edhe këtë radhë 90 për qindëshi i faljes do të shkojë sërish tek 1 për qindëshi i elitës financiare të vendit.
Qeveritë zgjidhen për të përfaqësuar interesat e 99 për qindëshit të popullsisë. Por gjithmonë përfundojnë duke I shërbyer 1 për qindëshit. Unë nuk e di se sa prej oligarkëve kanë qenë pjesë e 1 milionë shpullave tre vjet më parë. Por me sa duket ata kanë qenë votuesit më racionalë. Të tjerët?? Ta gëzojnë Rilindjen.
Universiteti i Prishtinës ka rënë për 18 vende nga renditja ...
Tashmë qëndrimet e Turqisë ndaj ndërkombëtarëve janë ashpërs...
Një turiste gjermane është rrëzuar në Tropojë. Mësohet se ng...
Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar pas...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një po...
“Tani nëse duan të deligjitimojnë reformën duhet të gjejnë ...
Debati për koncesionet është rikthyer sërish në qendër të vë...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj, ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Gjir...
Deputetja demokrate Albana Vokshi është shprehur se demokrat...
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho rikthehe...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë n...
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, ndoshta ësh...
30 mijë shtetas kanë kaluar në doganën e Morinës për të kalu...
Një sulm profesional kibernetik ka goditur trupin qeverisës ...
Nga Altin GoxhajPERSE E MBAJNE MBYLLUR GOJEN AMBASADORET E H...
Një alarm për bombë ka shkaktuar panik tek qytetarët në Myni...
Një 25-vjeçar nga Kruja ka gjetur vdekjen ditën e sotme si p...
Detaje të reja janë publikuar lidhur me plagosjen e ndodhur ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...