80 për qind e serbëve nuk e pranojnë Kosovën si shtet
Sipas një anketë të bërë nga Instituti për Çështje Evropiane...
Gazetari Sokol Balla e ka konsideruar Kryeparlamentarin Ilir Meta si “të vrarin” e Reformës në Drejtësi.
Përmes një editoriali me titull “Qetësia, Dashuria dhe Paranoja” në Javanews, Balla ka treguar një anekdotë duke e paralelizuar me politikën shqiptare. “Mentor Kikia kolegu im, më tregoi pak ditë më parë një anekdotë për të cilën nuk besoj të më përgënjeshtrojë se e di që unë them gjithnjë të vërtetën. Pronarit të një arene demash ku zhvilloheshin ndeshje me toreadorë i çonin cdo mbrëmje topet e demit që vritej. Por një mbrëmje kamarieri i hapi tabakanë dhe pronari pa me çudi një palë tope të vogla dhe pyeti se çfarë kishte ndodhur: ?Sonte fitoi demi zotëri?, ja ktheu kamarieri.
Gazetari vijon më tej “Ndaj ndër politikanët shqiptarë nuk duhet të ketë dilemë: asnjëri prej tyre nuk fitoi. Ata duhet të kënaqen vetëm me faktin se topet e tyre nuk janë në atë tabaka amerikane. Por të kujt janë? Këtu përgjigja bëhet interesante.”
Gazetari përmend edhe Kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin shprehet se amerikanët i kanë dhënë një shans kryetarit të opozitës.”Kjo s?mund të thuhet ama me siguri për Lulzim Bashën. Investimi më i rëndësishëm amerikan në PD që prej Sali Berishës, ai u përpëlit deri në sekondën e fundit duke zemëruar Uashingtonin deri në pikën e fundit: kërcënimin për futjen në listën e zezë. Basha ngazëlloi para kohe në telefon edhe zonjën e hekurt të Berlinit. Merkel përmes skifterit të saj ama më pas, i bëri të qartë atij se PD po rrezikonte jo thjesht përjashtimin nga PPE, por edhe një afat të rrezikshëm: deri në zgjedhjen e lidershipit të ri të PD. Përpëlitja e Bashës rrezikoi edhe dezintengrimin e PD, me tre deputetë që u deklaruan të gatshëm të votonin jashtë rreshtit të partisë dhe të tjerë në heshtje por gati që ta bënin këtë. Basha dështoi gjithashtu të jepte idenë e perhershme se ?Fajin e ka Saliu?. Ky i fundit mbajti një qëndrim asnjanës dhe e la Bashën në fatin e tij: të bënte zgjedhjen e vet. Por mënyra si shkuan punët e shpëtuan atë dhe topet e tij të reja politike nga tredhja amerikane. Prania e tij në Konventën Amerikane megjithë meriten e padiskutueshme të Podesta Group, është një shenjë se Uashingtoni i ka dhënë atij edhe një shans tjetër dhe për momentin edhe ai, mund të rrijë i qetë pa vënë duart instiktivisht në mbrojtje nga goditja e dënimit. As nga amerikanët por as nga partia e vet, të cilën e gënjeu kur e detyroi të votonte Vetingun, KLGJ dhe KLP fiks siç e donin amerikanët dhe Edi Rama.”
Gazetari Balla thekson se Meta duhet t’a shohë me frikë fundin e kësaj ndeshjeje. “Ilir Meta po, ka gjithë të drejtën të shohë me frikë fundin e kësaj ndeshjeje ku ai kërkoi me ngulm të ishte ai toreadori kryesor, të ishte ai që tundte copën e kuqe para demit amerikan, të ishte ai që të jepte Colpo di Grazia në fund me shtizën e flamurit të konsensusit, patriotizmit, sovranitetit. Por kjo shtizë fillimisht vrau dashurinë, qetësinë por nuk u duk ta vriste demin, përveçse ta tërbonte edhe më shumë atë.
Ndoshta në mbrëmje kur kamarieri të hapë tabakanë për të parë topet e kujt janë aty, mund të ndodhë që ajo të jetë dhe bosh. Por për këtë duhet të presim. Ne dhe Ilir Meta. Dhe pritjet në ankth ndonjëherë janë mjaft për të prishur gjumin, Qetësinë dhe harruar Dashurinë e zëvendësuar atë me Paranojën. Dhe Iliri fatkeqësisht është i ndjeshëm ndaj saj. Sidomos në muajin Korrik.” përfundon gazetari Balla./citynews
Sipas një anketë të bërë nga Instituti për Çështje Evropiane...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë mbrëmjen e sotme në...
Asnjë nga 20 emrat më të përdorur për bebet e porsalindura n...
11 pacientë të prekur nga hepatit C tashmë janë raste të suk...
Chris Mitchell-Clare pretendon se ka xhiruar fantazmën e një...
Kompania e Gazsjellësit TransAdriatik, TAP, tha se gjatë gër...
Një qytetar i revoltuar nga qytetit i Sveti Nikollës tenton ...
Dritan Ylli, i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim n...
Programe të ndryshme ekonomike po i lejojnë të huajt të blej...
Gjykata e Durresit ka rrezuar sot kërkesën e të dënuarit Lul...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i është drejtuar me një ape...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se për të nuk ...
Ambasadori amerikan, Donald Lu është shprehur se qytetarët p...
Pas shumë protestash kundër qeverisë, një mbrëmje i ftova ko...
Nisma Thurje ka shpërndarë një peticion online duke kërkuar ...
Policia e Janinës arrestoi një 24-vjeçar shqiptar pasi u kap...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur p...
Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e të ...
Qeveria ka hartua një pr/ligj të ri mbi rolin e Prefektëve, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...