Ligj i ri për parandalimin e trafikut të substancave narkotike/ Rriten kompetencat e strukturës qendrore në Policinë e Shtetit
Në Kuvend është depozituar ligji i ri për “Për parandalimin ...
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ditën e enjte i ka hapur rrugë hetimit dhe arrestimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar. Edhe pse u duartrokit dhe u përshëndet jashtë mase reforma në drejtësi, ka nisur numërimi mbrapsht si për gjyqtarët, por edhe për ata që e miratuan. Kalimi i draftit me ndryshime kushtetuese i hap rrugë së pari krijimit të Strukturës Speciale Antikorrupsion, brenda së cilës do të jetë prokuroria dhe gjykata e posaçme. Edhe pse aty parashikohen një sërë elementë të tjerë, thelbi i draftit përfundimtar është pikërisht ky organ, i cili pritet që të pastrojë një herë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin, shkruan “Sot”
Pas ndryshimeve kushtetuese pritet dhe miratimi i ligjit për këtë organ, i cili do kompletojë gjithë planin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta. Por kush do hetohet dhe si do të ndodhë kjo? Sipas draftit të miratuar të enjten, do të kalojnë në hetim të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë përgjatë 25 viteve të fundit, konkretisht: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Kryetari i Bashkisë, deputeti, zëvendësministrat, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.
Roli i amerikanëve
Disa muaj më parë, ambasadori Lu e paralajmëroi se Byroja dhe Struktura Speciale do jenë në dorë të amerikanëve, pasi do vijnë agjentë të FBI. Po ashtu do të ndiqet modeli kroat dhe rumun. Rasti tipik i dërgimit pas hekurave të të korruptuarve është Kroacia, pasi ish-kryeministra, ministra, diplomatë e ushtarakë kanë përfunduar pas hekurave. Edhe në vendin tonë do të ndodhë një gjë e tillë dhe palët kanë nisur ta kuptojnë një gjë të tillë. Fakti se pati një sërë lëvizjesh për të bllokuar reformën tregon se palët i druheshin kësaj gjëje, teksa dhe kryeministri të enjten e paralajmëroi se do të ketë furtunë. Me anë të ndryshimeve kushtetuese, por dhe përmes ligjit për korrupsionin, u lihet dorë e lirë amerikanëve që të hetojnë këdo që ka sunduar në këto 25 vite në vend, duke filluar që nga qeveritë e Berishës, Majkos, Metës, Nanos dhe të Ramës. Madje në ndryshimet kushtetuese thuhet se hetimet nisin ndaj kujtdo ish-zyrtari që ka pasur akuza. Pra kushdo që gjatë 25 viteve është akuzuar për afera të ndryshme, do kalojë në sitë dhe kjo si duket i ka tmerruar politikanët shqiptarë.
Në Kuvend është depozituar ligji i ri për “Për parandalimin ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas miratimit të ...
...
Një prej personave të shumtë që ndodheshin në qendrën tregta...
Aktorja Monika Lubonja, njëherazi drejtoresha e Teatrit të K...
Në vitin 1557 Papa Pali IV krijoi i pari Listën e Librave të...
Policia e Beratit bën me dije se ditën e sotme në fashtin Sh...
Në planetin tonë ka mijëra lumenjë, disa prej të cilëve janë...
Policia e Mynihut njoftoi se një trup i nëntë pa jetë është ...
22 korriku shenoi fundin e arrogances 20 mujore te Kryeminis...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se ndryshimi i...
Pamjet qesharake të mesnatës të 21 korrikut, ku edhe Rama ed...
Të paktën 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë t...
Departamenti kundër krimit të organizuar i policisë greke ka...
Deputeti Eduart Ndocaj e ka quajtur pseudoportal dhe shpifës...
Gjatë kohës që grushti i shtetit në Turqi zhvillohej, Presid...
Kryeministri Edi Rama është zbavitur në oborrin e Kryeminist...
Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se kërkesa n...
Bankers Petroleum ka shtyrë për më 31 korrik përfundimin e t...
Të paktën 283 anëtarë të rojës së sigurisë së Presidenti tur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...