“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Pamjet qesharake të mesnatës të 21 korrikut, ku edhe Rama edhe Basha edhe Lu edhe kriminelët e parlamentit edhe LSI edhe deputetët disidentë të PD-së, i gëzoheshin po njësoj votimit unanim të reformës në drejtësi, do të mbahen mend gjatë.
Do të mbahet mend gjatë se si në fund, Lulzim Basha thërriti fitore pa zemër, sesi Edi Rama nuk ia mbërriti ditës që të shkruante librin për frontin antiperëndimor në politikën shqiptare, sesi Lu dhe Vlahutin konfirmuan edhe njëherë se, në këtë vend, nuk arrihet asgjë pa kërbaç dhe pa shantazh.
Por mbi të gjitha për këtë votim, gjithpërfshirës, do të mbahet mend Ilir Meta.
Po të mos ishte ai, opozita tani do të ishte e përjashtuar nga procesi dhe do të tregohej me gisht si humbësja e madhe.
Po të mos ishte ai, Berisha e Basha do të ishin futur në listën e zezë të amerikanëve.
Po të mos ishte ai, PD sot do të kishte filluar gjuetinë e shtrigave për të damkosur deputetët e saj që u shitën tek amerikanët.
Po të mos ishte ai, Edi Rama do të kishte miratuar sot atë draftin e parë që do t’i kish dhënë shumë më tepër mundësi të kontrollonte të gjithë sistemin e ri të drejtësisë në vend.
Po të mos ishte ai, do të kishim një reformë që do t’i ngjante pazarit qesharak elektoral që polli ndarja administrative e bërë vetëm nga njëra palë.
Po të mos ishte ai, ndërkombëtarët do ta kishin disa herë më të lehtë për të bërë koka turku në politikën shqiptare.
Po të mos ishte ai, Donald Lu do të kish veshur sot uniformën e ?xhandarit të popujve? për të vënë në zbatim mesazhet skandaloze me kërcënime që ambasada e tij u dërgoi deputetëve shqiptarë.
Po të mos ishte ai, Vlahutin do të vallëzonte e lirë në krahët e Ramës, e kënaqur se qe e para që predikoi një reformë vetëm me votat e së majtës.
Po të mos ishte ai, sot do të kishim një situatë shumë më të ndezur në vend dhe të dyja palët do t’i drejtoheshin zgjedhjeve të ardhshme duke mbajtur në njërën dorë benzinën dhe në tjetrën flakadanët.
Nuk është një sekret se kjo reformë, si produkt fundor, si proces dhe si votim unitar, mban vulën e Ilir Metës. E njeriut që, nga dita e parë deri në orët e fundit, bëri thirrje për konsensus, që për të arritur atë, kërcënoi me zgjedhje të reja, që propozoi qeveri teknike, që u vu në rolin e Mujo Ulqinakut, duke u bërë gati t’i hidhte në det ndërkombëtarët, që kërcënoi Lu-në dhe shpërfilli Vlhautinin, që i anashkaloi ata duke u lidhur direkt me komisionerin Han, që edhe në fund tha se do të jepte dorëheqjen pasi ta votonte draftin.
Ai është padyshim fitimtari i madh i kësaj loje shpeshherë të pistë, dredharake dhe me plot luhatje.
Natyrisht duke pohuar se ai u tregua manovratori më i zot në fushën e minuar ku e hodhën të luajë, nuk do të thotë se ai u përpoq për një drejtësi më të mirë.
Ai nuk e bëri këtë për të ndëshkuar ata gjykatës që e nxorën (5- 0) të pafajshëm pasi u kap me bllok në dorë.
Ai nuk e bëri këtë për të zhbërë një absurditet që nxjerr të larë, edhe atë vetë, edhe Dritan Priftin.
Ai nuk e bëri këtë për të ndryshuar një sistem ku vrasësit fitojnë mbi kokëpalarët.
Ai nuk e bëri këtë për të reformuar një trupë që vjedhjen e floririt e ka vulosur si një krim fshatarësh të mjerë.
Ai nuk e ka bërë këtë për të troditur një korporatë që vjedhësit e zgjedhjeve nuk i dënon kurrë.
Ai nuk e ka bërë këtë për të shporrur një bandë që i lë politikanët të grabisin për të bërë më pas të njëjtën gjë.
Por, pavarësisht nga këto, sot nuk është dita për të gjykuar parimet, moralin dhe qëllimet e Ilir Metës. Shpesh në politikë zbatohet një rregull i pashkruar që i harron ato në favor të akteve.
Dhe mënyra si u soll, rezistenca që tregoi dhe aktet që bëri, e nxorrën Metën fituesin e kësaj loje.
Tani, për të, mbetet vetëm një dilemë. Që kjo fitore të mos i rezultojë si fitorja e Pirros.
Që piramida e re e drejtësisë, që do të ngrihet edhe falë kontributit të tij, të mos rezultojë si piramida e Kheopsit, si vari madhështor i ndërtuesit të vet./lapsi
Të paktën 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë t...
Departamenti kundër krimit të organizuar i policisë greke ka...
Deputeti Eduart Ndocaj e ka quajtur pseudoportal dhe shpifës...
Gjatë kohës që grushti i shtetit në Turqi zhvillohej, Presid...
Kryeministri Edi Rama është zbavitur në oborrin e Kryeminist...
Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se kërkesa n...
Bankers Petroleum ka shtyrë për më 31 korrik përfundimin e t...
Të paktën 283 anëtarë të rojës së sigurisë së Presidenti tur...
Policia gjermane ka deklaruar se hekurudhat gjermane janë të...
Konsulli i Kosovës në Munih, Naser Idrizi, ka thënë se nuk k...
Pas të shtënave me armë të regjistruara sot pasdite në një q...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për mira...
Një denoncim i ardhur në redaksinë e citynews tregon për rre...
A e dini se çfarë ka ndodhur në 21 tetor 1998 në Shqipëri? V...
Një skandal i policisë bashkiake është denoncuar nga një qyt...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se policia ka arrestu...
Dy ngjarje brenda pak minutash kanë tronditur qytetin e Myni...
Citynews ka siguruar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 140 vota pro dhe as...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze është shprehur se nga frika e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...