Moti i keq në vend/ Humb jetën elektriçisti
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
A e dini se çfarë ka ndodhur në 21 tetor 1998 në Shqipëri? Vështirë se i kujtohet dikujt, madje as atyre që ishin pjesëmarrës në atë ngjarje. Në 21 tetor 1998 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye 21 tetori u quajt moment historik. Ajo mund të quhet edhe Kushtetuta ?Lino?, pasi u përpilua dhe u votua nën kujdestarinë e lartë të Ambasadores amerikane të kohës në Shqipëri Mariza Lino, e cila nuk mungoi të vinte në dukje publikisht se vepronte sipas udhëzimeve të qeverisë amerikane. Që para se të miratohej Kushtetuta, USAID, një agjenci qeveritare amerikane e botoi atë si broshurë dhe ambasadorja Lino e shpërndante gjithandej me nënshkrimin e saj. Datën e votimit të Kushtetutës në Kuvend e caktoi dhe e njoftoi Ambasadorja Lino. Kush ishte kundër Kushtetutës ishte kundër Amerikës dhe shihej sikur të ishte kapur nga policët amerikane duke urinuar para Statujës së Lirisë. Në 21 tetor 1998 Ambasadorja Lino, ditën e votimit u ul në të njëjtën llozhë të sallës së Kuvendit ku u ul ambasadori Lu në 21 korrik 2016 dhe i uroi deputetët pas votimit.
Kushtetuta e votuar në Kuvend kaloi për miratim mbarëpopullor në një referendum, në 21 nëntor të atij viti. Për një arsye të pashpjeguar, gjithçka duhet të bëhej në datën 21. Popullit, që nuk kuptonte asgjë nga Kushtetuta për të cilën që nga ajo kohë kanë debatuar shumë edhe vetë ekspertët juridike, iu tha se me të fillonte e ardhmja e ndritur e vendit. Motoja e fushatës për miratimin e Kushtetutës ishte ?Këtu fillon e ardhmja?. Atëherë qeveria e kohës, shumica parlamentare në pushtet (Partia Socialiste me disa parti të vogla aleate), si dhe Ambasadorja Lino nuk ishin aspak modestë për kufirin e kësaj të ardhmeje. Kjo ishte Kushtetuta e Shqipërisë për shekullin e ri, atë XXI.
Kushtetuta që duhet të ishte në fuqi e paprekur për një shekull, nuk mundi të arrijë e paprekur as në 10 vjetorin e vet, se që në prill 2008, shtatë muaj para 10 vjetorit të hyrjes në fuqi, u ndryshua me kërkesën e vetë atyre që e kishin miratuar të Partisë Socialiste. Është ironi e madhe që një nga ministrat më zhurmëmëdhenj në fushatën për referendumin për miratimin e Kushtetutës, Ministri i Kulturës Edi Rama, në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës kur tashmë ishte kryetar i PS-së, kërkoi dhe siguroi ndryshime thelbësore në Kushtetutë nga shumica parlamentare, në këmbim të qetësisë politike në vend. Kjo pasi në atë kohë kishte ndodhur shpërthimi në Gërdec dhe opozita kishte të drejtë të bënte protesta në sheshe. Ndryshimet thelbësore kushtetuese u bënë në kapitullin për zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore, në kapitullin për Qeverinë dhe posaçërisht kryeministrin (mënyra e shkarkimit të tij), në kapitullin për Presidentin e Republikës (zgjedhja e tij).
Në vitin 2016, një tjetër ambasador amerikan, Donald Lu, e bëri kauzën e tij ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë, me rastin e reformës në drejtësi. Sipas draftit të përpiluar me asistencë amerikane, ndryshoheshin thelbësisht 43 nga 183 nenet e Kushtetutës së miratuar në 1998.
Sipas ambasadorit, kjo ishte një ndihmë historike që SHBA po i jepte Shqipërisë. Ashtu si paraardhësja e tij Lino, në 1998, Ambasadori Lu nuk mungoi të vinte në dukje publikisht se ai vepronte sipas udhëzimeve të qeverisë amerikane. Ashtu si paraardhësja e tij Lino, Ambasadori Lu shpërndante me dorën e tij broshurën e botuar nga Ambasada të tekstit të Kushtetutës me përmbajtje të ndryshuar sipas draftit, që para se drafti të miratohej në Kuvend. Ambasadori Lu, një kinez me pasaportë amerikane, caktoi dhe shpalli vetë 21 korrikun si ditën e votimit të draftit të ndryshimeve Kushtetuese. Nuk kuptohet se përse u caktua përsëri data 21, megjithëse ajo nuk ishte aspak e mbarë për procesin legjislativ kushtetues në Shqipëri. Gjithsesi, edhe këtë herë kush është kundër Kushtetutës së ndryshuar është kundër Amerikës dhe shihet sikur të jetë kapur nga policët amerikanë duke urinuar para Statujës së Lirisë. Ai që guxon të verë në dukje faktin që po ndryshohej thelbësisht një Kushtetutë e miratuar me sponsorizm, madje patronat amerikan, shihet si një paranojak i rrezikshëm për shoqërinë që beson te teoritë e konspiracionit dhe që mendon se atentatet e 11 shtatorit 2001 i ka bërë vetë qeveria amerikane. Ambasadori Lu, ditën e votimit u ul në të njëjtën llozhë të sallës së Kuvendit ku u ul ambasadorja Lino në 21 tetor 1998 dhe i uroi deputetët pas votimit.
Dhe kështu, si rezultat i këtij procesi legjislativ kushtetues, me sponsorim, madje patronat amerikan, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë tashmë i ngjan një libri që ka rënë në dorën e një majmuni të një parku zoologjik kinez, të pajisur me një thikë me dy presa. Shumë më e arsyeshme do të ishte që të bëhej një Kushtetutë e re. Sepse tashmë, duke llogaritur edhe ndryshimet e mëparshme, në tekstin e Kushtetutës pothuajse çdo nen mban shënimin ?i ndryshuar me??
Kjo është Kushtetuta ?Lu?. Këtë herë sponsorët e ndryshimeve Kushtetuese janë më modestë, nuk flasin më për një shekull, si epokën e Kushtetutës së ndryshuar, por vetëm për 30 vite. Në të vërtetë, nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të shkojë deri në mes të shekullit XXI me një Kushtetutë të tillë të arnuar e me mballoma të panumërta si veshja e proletarëve në filmat kinezë maoistë që shfaqte televizioni shqiptar në fëmijërinë time.
Ambasadorja Lino, e cila iu paraqit shqiptarëve si perëndesha që poi u jepte celësin magjik të së ardhmes së tyre për një shekull, me Kushtetutën e re, pasi u largua nga Shqipëria një vit më pas, gjeti punë si drejtoreshë e një shkolle private modeste amerikane në Itali. Kinezi me pasaportë amerikane Donald Lu, do të jetë i lumtur nëse pas largimit nga Shqipëria do të gjejë punë si drejtor i një Parku Zoologjik në Taiëan. Si dreqin mund t? i lejojmë këta njerëz të vinë e të luajnë një teatër absurd në Shqipëri, me fatin e gjeneratave të ardhshme?
Një skandal i policisë bashkiake është denoncuar nga një qyt...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se policia ka arrestu...
Dy ngjarje brenda pak minutash kanë tronditur qytetin e Myni...
Citynews ka siguruar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 140 vota pro dhe as...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze është shprehur se nga frika e...
Disa njerëz janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare...
Akuzat se bashkëshortja e kandidatit republikan për presiden...
Në letër Hajdari shpreh edhe zhgënjimin për reagimin e Nisha...
Ish-ministri i Brendshëm, njëherazi deputeti demokrat Flamur...
Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar kjo foto,ku duket...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vendimin e shefit...
Takova një grup banorësh në fshatin Bërzhitë të Tiranës mbrë...
Pokemon Go është loja e momentit që ka bërë për vete me mili...
Mbështetësit e LSI-së duket se shfrytëzojnë cdo rast për të ...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tir...
Të shtëna me armë raportohen të kenë ndodhur në një qendër t...
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka festuar sot miratimin e ...
Nisi me daten 21 korrik 2016 dhe perfundoi me daten 22.07.20...
Një operacion i policisë italiane në rajonin e Piemontes ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...