Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbushur 3 vjet në postin ku u zgjodh pas një gare të dyshimtë dhe aspak të barabartë në krye të partisë më të madhe opozitare. Por në këto 3 vite, që përkojnë edhe me daljen e PD në opozitë, mund të thuhet se kreu demokrat ka një bilanc negativ me atë çka ishin pritshmëritë, jo për politikanin Basha, por për opozitën në tërësinë e saj.
Basha nuk arriti të bëhej dot lider i PD-së, jo për të zëvendësuar figurën e liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha, i cili për 23 vjet drejtoi me dorë të hekurt këtë parti, por minimalisht për t?u imponuar si lider në momente të veçanta.
Java e fundit e negociatave me mazhorancën dhe ndërkombëtarët për reformën në drejtësi, evidentoi më së miri këtë fakt, ku Basha nuk ishte në gjendje në asnjë çast të merrte një vendim të tijin dhe t?i shkonte deri në fund.
Pranimi njëherë i një zgjidhjeje dhe më pas refuzimi i saj, përveç se vendosi shumë pikëpyetje në sytë e ndërkombëtarëve mbi rolin dhe pozitën e Bashës, për pak sa nuk shkaktoi një përplasje të fortë, ndoshta të rekupurueshme me shumë kosto mes PD-së dhe faktorit ndërkombëtar, SHBA-së, BE-së dhe deri grupimit të Partive Popullore Europiane. Ndoshta ky është një nga momentet që do të kujtohet gjatë në rradhët e PD-së, pasi situata të tilla kishin të paktën 16 apo 17 vite që nuk ndodhnin në raportet e PD me ndërkombëtarët.
Në raport me Qeverinë Rama-Meta, Basha ndërtoi një opozitë të dobët, ku përballë skandaleve të panumërta të saj, që nisin me shëndetësinë dhe përfundojnë me rendin, sigurinë dhe përgjimet e paligjshme, PD ndoqi politikën që herë të krijonte idenë për një marrëveshje Rama-Basha me bekimin e Soros, dhe herë një afrim mes kreut demokrat dhe Ilir Metës, me të cilin përgjatë qeverisjes 2009-2013 vendosi raporte miqësore, ndoshta shumë më të forta sesa me shumë nga figurat qendrore të PD-së. Edhe këtu Basha u shfaq i dyzuar, duke mos arritur të bindte opinionin publik se për PD-në, qoftë PS qoftë LSI, apo si Rama ashtu edhe Meta, janë kundërshtarë politikë, me të njëjtën përgjegjësi për keqqeverisjen.
Sot në rradhët e demokratëve vijon të mbetet idea se PD nuk mund të vijë në pushtet pa një aleancë me një nga partitë, që në fakt duhej të konsideroheshin po aq përgjegjëse për çdo skandal të ndodhur në vend, përsa kohë as njëra prej tyre nuk distancohej nga ato që denoncoheshin qoftë nga PD qoftë nga mediat.
Lulzim Basha në 3 vite, ndoshta, për shkak edhe të këtij dyzimi herë drejtonte gishtin e protestës ndaj Kryeministrit dhe herë kundër Kryetarit të Kuvendit, por asnjëherë nuk bindi gjatë këtyre viteve se si Rama ashtu edhe Meta janë bashkëpërgjegjës të një koalicioni që po shkatërronte shpresat e qytetarëve.
Madje, sot Basha mund të jetë i vetmi kryetar opozite në Botë që nuk do zgjedhje të parakohshme pasi partia e tij është e shpartalluar dhe e përcarë në bazë.
Në 3 vjet në krye të PD-së, Basha humbi një proces zgjedhor, për zgjedhjet lokale, ku ndoshta PD arriti minimumin e saj historik në kohë paqeje, duke marrë 15 nga 61 bashkitë në vend. Arriti të fitojë vetëm dy bashki të mëdha, Shkodrën dhe Lezhën, megjithëse për këtë të dytën rezultati duhet parë jo si një fitore e pastër e demokratëve, por si një angazhim i një sërë faktorëve edhe brenda së majtës, kundër një kandidati të përzgjedhur nga LSI-ja dhe të mbështetur nga koalicioni i majtë, i drejtuar nga PS-ja.
Humbja në zgjedhje u interpretua si fitore, çka ishte sinjali i parë se Basha pak a shumë do të përdorte trukun për të mos marrë një përgjegjësi direkte për rezultatin, edhe pse shumë nga figurat e përzgjedhura prej tij, humbën bindshëm. Mjafton të shikosh rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Durrësit, ku Grida Duma, e cila konsiderohej si ylli në ngjitje i PD-së së drejtuar nga Basha, garantoi rezultatin më të thellë humbës që kjo parti ka pasur në qytetin bregdetar që prej 1991. Por në fakt, në zgjedhjet vendore, Basha hpalli fitoren e humbjes së tij si Kryetar.
Dekriminalizimi, që u konsiderua një nga tezat e fituara nga Basha, rezulton as më shumë dhe as më pak, një kopjim që kreu demokrat i ka bërë Sokol Olldashit, deputetit dhe ministrit të ndjerë të PD-së, që humbi jetën në një aksident rrugor. Ishte Olldashi që nga salla e Kuvendit, pak muaj para se të ndahej nga jeta, që artikuloi tezën e dekriminalizimit, e cila kur u hodh u la në heshtje nga Basha, por që më pas u përdor si flamur në betejën që kreu demokrat nisi për të pastruar lidhjet e politikës nga krimi.
Nëse do të analizohen betejat politike të PD-së, të cilat nga Basha u artikuluan si mjaft të rëndësishme dhe kishin të bënin me ekzistencën e kësaj partie, pothuajse të gjitha u lanë në mes. Përgjatë 3 viteve në krye të PD-së, Basha arriti të organizonte vetëm 3 protesta, të cilat nuk zgjasnin më shumë se 1 orë, ndërsa njëra prej tyre u mbyll me djegien e një bunkeri që po ndërtohej në oborrin e jashtëm të Ministrisë së Brendshme.
Mënyra sesi Lulzim Basha e niste një betejë politike, përfshi edhe atë të ndërtimit të një këndi fëmijësh në Parkun e Liqenit, dhe lënia përgjysmë e tyre, në jo pak raste u kthyhen në debate brenda Grupit Parlamentar të PD-së, ku kreut të kësaj partie i kërkohej që të çonte deri në fund betejat e nisura, pasi çdonjëra prej tyre ndërpritej pa asnjë sqarim.
Në 3 vitet e tij në Krye të PD-së, Basha ka shmangur totalisht vendimmarrjet në forumet partiake, madje duke shkelur çdo normë statutore. Të gjitha emërimet e kryera nga Basha në postet të tilla si Drejtues Departamentesh, u bënë pa ndonjë vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar, po përmes udhëzimeve, të cilat merreshin vesh nga zyrtarët më të lartë të PD-së, pasi botoheshin në media.
Lulzim Basha në këto 3 vite u shfaq herë si kryetar në hije, duke krijuar përshtypjen por edhe bindjen se ishte thjesht një Kryetar formal në krye të PD-së, dhe herë si i plotfuqishëm, duke krijuar përshtypjen se ai shpërfillte çdo forum të kësaj partie. Por në të dyja rastet, Basha nuk arriti të krijonte një profil të tijin, të paktën në sytë e publikut, jashtë atij të ndikimit dhe vendimmarrjes pa një konsultim, apo pa një ?leje? nga lideri historik i kësaj partie.
Në aspektin e organizimit të brendshëm, Basha ofroi në PD disa emra, të cilat u përpoq t?I shiste si figurat e reja të kësaj partie, por sot askush nuk është në gjendje të thotë se cili është ekipi i Lulzim Bashës.
Në PD nga këta të rinj nisi të instalohej fryma e përçarjes ky e gjithë përgjegjësia qoftë edhe për humbjen e zgjedhjeve vendore të 2015 tentohej ti vihej mbi kurriz atyre që konsiderohen si senatorët e selisë blu. Nga mënyra e përzgjedhjes së drejtuesve të pozicioneve kyçe në PD, u duk qartazi se më shumë kujdes u tregua që në këto pozicione të mos emëroheshin individë që mund të shfaqnin ambicie apo që mund të krijonin kokëçarje tek lidershipi i partisë, sesa të zgjidheshin apo emëroheshin njerëz që mund të organizonin strukturat e PD-së, pothuajse të shkërmoqura nga zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe të jepnin shpresë.
Rezultati sot është i tillë, kur PD, partia më e madhe opozitare në vend, nuk arrin dot të përmbyllë procesin e zgjedhjeve në 35 degët e saj, ndoshta duke vendosur një rekord negativ në këtë drejtim.
/citynews/
Flet Niko Lera, shef i Kabinetit në Ministrinë e Financave: ...
Policia e Shtetit ka zbuluar 1600 rrënjë kanabis në fshatin ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri i vendi...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, flet ek...
Deklarata e pasurisë, e zbardhur nga Open Spending Albania, ...
Është konfirmuar denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Ambasadori i Italise, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër...
Policia e Lushnjes ka arrestuar një shtetas 65-vjeçar pasi k...
Një shtetas 20 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasani...
Shkon në 3 numri i shtetasve me origjinë shqiptare që humbën...
Një 18-vjeçar qëllon pa dallim njerëzit në një qendër tregta...
Gjatë 45 viteve të regjimit komunist në Shqipëri, shërbimi s...
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ditën e enjte i ka hapur ...
Në Kuvend është depozituar ligji i ri për “Për parandalimin ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas miratimit të ...
...
Një prej personave të shumtë që ndodheshin në qendrën tregta...
Aktorja Monika Lubonja, njëherazi drejtoresha e Teatrit të K...
Në vitin 1557 Papa Pali IV krijoi i pari Listën e Librave të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...