web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodian Tomorri: Shqipëria mund të hyjë në periudhë të gjatë destabiliteti politik

17 Korrik 2016, 16:54, Aktualitet CNA

Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se Shqipëria mund të hyjë në një periudhë të gjatë destabiliteti politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari shton se duhet menduar seriozisht per nje zgjidhje.

“Ajo qe ne numra dukej maxhoranca me e forte qe nga 1992-shi, ne fakt ka qene gjithmone qeveria me e brishte qe ka pasur ndonjehere vendi. Dhe tani ka ardhur momenti te mendohet seriozisht per Primin se Shqiperia po rreshket me shpejtesi ne paqeverisje. Me kete fragmentarizim te votes, zgjedhjet s’kane per te prodhuar me kurre ndonje maxhorance solide te nje parie te vetme. Nga ana tjeter, koalicionet jane te gjitha jo natyrale.

PS-LSI eshte koalicion me gisht poshte karriges. PD-LSI eshte si martesa mes personave me te njejtin seks. Ndersa PD-PS eshte nje koalicion qe s’mund te funksionoje kurre. E keqja me madhe eshte se Shqiperia s’ka bere dot reforma kur ka patur maxhoranca dhe qeveri solide. Imagjino c’do te ndodhe nga ketej e tutje.

Koha e ka faktuar se partite politike ne Shqiperi nuk ngrene bashkeqeverisje mbi parime, por mbi pazare per te ndare territoret e korrupsionit. Shqiperia mund te hyje ne nje periudhe te gjate destabiliteti politik keshtu qe duhet menduar seriozisht per nje zgjidhje. Nderkaq tani duhet te lutemi qe zhvillimet e pritshme politike te mos cenojne financat publike dhe te injektojne pasiguri te reja ne ekonomi.” përfundon Tomorri.





Lajmet e fundit nga