Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra
V E N D I MPËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 1...
V E N D I MPËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 1...
Kandidati republikan Trump tha në Twitter se ai do ta bëjë njoftimin të premten në orën 11 paradite në Nju Jork.
Ndër zgjedhjet e tij të mundshme janë Guvernatori i Indianës Mike Pence, i cili ishte i pranishëm në një takim për mbledhje fondesh me zotin Trump të martën, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, dhe Guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi. Guvernatori Kristi, ish-rivali i zotit Trump për kandidat presidencial, shpalli mbështetjen e tij për manjatin pasi vetë u tërhoq nga gara përesidenciale para disa muajsh.
Disa media, duke përfshirë U.S. News & World Report dhe Politico, thonë se Pence ose Gingriç janë kandiatët kryesorë.
Paul Manafort, menaxher i fushatës së z. Trump mbështet guvernatorin Pence, sipas revistës së lajmeve U.S. News. Burime nga fushata e z.Trump i thanë revistës se ish kongresmeni shihet si njeri i besueshëm dhe i respektuar, por ?edhe si njeri që mund të kontrollohet?.
Megjithatë, duket se fëmijët e z.Trump, si dhe bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner, preferojnë z.Gingriç, sipas kompanisë mediatike Politico, e cila citon burime nga fushata e zotit Trump.
Ndërsa kandidati republikan lavdëroi guvernatorin Kristi në Fox News. Z. Trump dhe guvernatori Kristi kanë kohë që e njohin njëri-tjetrin:
?Kris Kristi është dikush për të cilin kam patur respekt për një kohë të gjatë?, i tha z. Trump gazetarit Bret Baier. ?Ai është një profesionist i gjithanshëm. Është njeri i mirë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë?.
Z. Kushner, i cili luan një rol të rëndësishëm prapa skenave në fushatën e kandidatit Trump, nuk e pëlqen z.Kristi, sepse kur Kris Kristi ishte prokuror federal, dënoi me burgim babain e tij Çarles Kushner një dekadë më parë. Çarles Kushner pranoi se ishte fajtor për 18 akuza për kontribute të jashtëligjshme ndaj disa fushatave elektorale, evazione fiskale dhe përzierje me dëshmitarë në vitin 2005. Ai u dënua me dy vjet burg pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë të negociuar nga Kris Kristi.
Një burim anonim nga fushata, i cituar nga Politico, tha se ?Z. Trump do ta bëjë vetë zgjedhjen e tij.?
Konventa Kombëtare Republikane do të mbahet javën e ardhshme më 18 deri në 21 korrik në Klivlend.
Kandidatja e pritshme presidenciale e Partisë Demokratike, Hillari Klinton po interviston gjithashtu politikanë për kandidatë për zëvendës president. Ajo pritet ta shpallë vendimin e saj javën e ardhshme.
Ndër të përmendurit është senatori nga Virxhinia Tim Kaine.
Burime nga rrethi i brendshëm i zonjës Klinton i thanë gazetës The Hill të mërkurën se z.Kaine ?plotëson të gjitha kërkesat? si kandidat për nënpresident: një zëvendësues i fuqishëm në fushatë, por dikush me të cilin zonja Klinton sheh se mund të bashkëpunojë.
Në listën janë gjithashtu senatorja nga shteti Masaçusets Elizabeth Uarren, Sekretari i Punës Tom Perez, senatori nga Nju Xhersi Cory Booker dhe Sekretari i Strehimit Julian Kastro.
Zëdhënës nga fushata e zonjës Klinton thanë gjithashtu se do të shqyrtojnë kandidaturën e admiralit të Marinës Xhejms Stavridis, dekan i Shkollës Fletcher për Drejtësi dhe Diplomaci në Universitetin Tufts afër Bostonit dhe ish-komandant suprem i NATO-s.
Kuvendi Kombëtar Demokrat zhvillohet më 25-28 korrik në Filadelfia.
Një person ka mbetur i plagosur pasi u grabit nën kërcënimin...
Dhjetra njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasje...
Një kamion ka përplasur një turmë njerëzish gjatë festimeve ...
Kjo qe shihni ne foto, eshte protesta dhe thirrja deshperues...
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen në sotme në Preside...
Pronari i Tv Klan, Aleksander Frangaj e ka trembur dhe frikë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka ...
Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur se nëse parlam...
“Shqiperia pa PLEHRA! Te rinj, prinder, gjysher! Qytetare te...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes....
Gazetari i Abc News ka zbardhur në Opinion detaje nga ngjarj...
Analisti Ilir Kulla ka shpërndarë një propozim për opozitën ...
Boris Johnson, politikani karizmatik i Britanisë me një reko...
Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka sulmuar Lëvizjen Socialist...
Politika eshte fusha e kompromiseve. PS kishte misionin e sa...
Në Francë mediat sociale po ziejnë nga komentet për një stil...
Eksperti në çështjet e sigurisë dhe analisti Ilir Kulla ka a...
E papare e padegjuar kjo qe po ndodh. U be nje cope opozite ...
Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë ripë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...