web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivuan 750 rrënjë kanabis/ Arrestohen dy persona, sekuestrohet një armë zjarri

15 Korrik 2016, 08:54, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 persona pasi në pronën e tyre u gjetën 750 bimë narkotike të llojit kanabis. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar janë M.M, 59 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër dhe K.M, 21 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, në pronën e këtyre shtetasve në fshatin Ças, Velipojë u gjet një parcelë në të cilën ishin të mbjella 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-Një armë gjahu <çifte>, pa leje

-Një qese me 6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva





Lajmet e fundit nga