Po frenohet më në fund Donald Trump?
Jozyrtarisht Donald Trump është kandidati për president i re...
Situata e sigurisë ka ndryshuar: Si duhet të ndryshojë Bundeswehr-i për të reaguar ndaj skenarëve të konflikteve në të ardhmen? Libri i ri i Bardhë jep përgjigje që jo të gjithëve u pëlqejnë.
Qeveria gjermane riformuloi politikën e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes. Libri i Bardhë i Bundeswehr-it, i cili përmban direktivat e politikës gjermane të mbrojtjes që nga viti 2006, u ndryshua tani me direktiva dhe plane të reja.
Horizont global
Pjesë e planeve të reja janë ndër të tjera angazhimi i ushtrisë gjermane, Bundeswehr-it, për të luftuar terrorizmin jo vetëm jashtë Gjermanisë, por në rast sulmesh terroriste edhe brenda vendit, hapja e ushtrisë për qytetarët e BE-së, më shumë përgjegjësi gjermane në NATO dhe rivlerësimi i marrëdhënieve me Rusinë në kuadrin e krizës së Ukrainës. Dokumenti i ri i miratuar nga kabineti parashikon një rol më aktiv të Gjermanisë në botë. Në të thuhet: “Horizonti i politikës gjermane të sigurisë është global.”
Problem- angazhimi i Bundeswehr-it brenda vendit
Për zgjerimin e veprimtarisë së Bundeswehr-it brenda vendit nuk është e nevojshme të ndryshohet kushtetuta, dhe në dokument sqarohet, se qeveria gjermane e konsideron në përputhje me kushtetutën angazhimin e ushtarëve të Bundeswehr-it në raste katastrofash apo “veprimesh të mëdha terroriste” brenda vendit. Për këtë formulë kompromisi kishin rënë dakord ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) dhe ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier (SPD).
Kritikë ndaj direktivave të reja pati jo vetëm nga opozita në Bundestag – të Gjelbrit dhe e Majta u shprehën për një rikthim në modelet e vjetra të të menduarit nga koha e Luftës së Ftohtë. Shqetësime u shprehën edhe nga Sindikata gjermane e Policisë dhe Shoqata e Forcave të Armatosura.
Situata e sigurisë ka ndryshuar
Zëdhënësi për politikën e mbrojtjes i Partisë Socialdemokrate SPD, Rainer Arnold, tha në një intervistë me DW-në se grupi parlamentar i SPD-së nuk është dakord që ushtria të angazhohet brenda vendit si policia, sepse ushtarët nuk janë të shkolluar dhe stërvitur për të kontrolluar me armë në dorë qytetarët në një mjedis civil dhe se ushtria nuk e ka personelin e nevojshëm për angazhime të tilla.
Në lidhje me angazhimin e Bundeswehr-it në aksione ndërkombëtare Rainer Arnold tha se Gjermania vlerësohet si partner i besuar në botë duke thesuar se duhet të përcaktojë disa pika kryesore për angazhimet ndërkombëtare “sidomos në kuadrin e OKB-së, si p.sh. aktualisht në Mali”.
Kërcënimet hibride
E rëndësishme është sipas tij që në Librin e Bardhë të Bundeswehr-it pasqyrohet si duhet situata e ndryshuar e sigurisë, e cila është bërë shumë komplekse dhe e paparashikueshme. Gjithashtu me vend janë sipas tij konstatimet për konfliktet në internet dhe luftën kibernetike, pra për kërcënimet hibride, që do të thotë se vendet dhe shoqëritë nuk destabilizohen më vetëm nga ushtritë dhe ushtarët nga jashtë, por edhe nga brenda.
Jozyrtarisht Donald Trump është kandidati për president i re...
Kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike May kanë si ng...
Kthesë e çuditshme: Britania e Madhe ka si ministër të Jasht...
Kandidati republikan Trump tha në Twitter se ai do ta bëjë n...
Një person ka mbetur i plagosur pasi u grabit nën kërcënimin...
Dhjetra njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasje...
Një kamion ka përplasur një turmë njerëzish gjatë festimeve ...
Kjo qe shihni ne foto, eshte protesta dhe thirrja deshperues...
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen në sotme në Preside...
Pronari i Tv Klan, Aleksander Frangaj e ka trembur dhe frikë...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka ...
Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur se nëse parlam...
“Shqiperia pa PLEHRA! Te rinj, prinder, gjysher! Qytetare te...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes....
Gazetari i Abc News ka zbardhur në Opinion detaje nga ngjarj...
Analisti Ilir Kulla ka shpërndarë një propozim për opozitën ...
Boris Johnson, politikani karizmatik i Britanisë me një reko...
Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka sulmuar Lëvizjen Socialist...
Politika eshte fusha e kompromiseve. PS kishte misionin e sa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...