web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Idrizi takon Lu dhe Vlahutin/Ok reformës në drejtësi, jo martesave gay

12 Korrik 2016, 17:51, Aktualitet CNA

 

Reforma në drejtësi ishte tema e takimit që kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi zhvilloi me Ambasadorin e SHBA, Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vllahutin. Idrizi theksoi faktin që 90 përqind e shqiptarëve, por dhe të gjitha forcat politike janë shprehur për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e kësaj reforme.

Ai vuri theksin në qëndrimin e PDIU-së në favor të kësaj reforme dhe mbështetjen për variantin e ri të kompromisit të dhënë së fundi nga partnerët tanë.

PDIU i bën thirrje të gjitha partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ta miratojnë dhe këtë nen të fundit duke e konsideruar një mundësi të qartë kompromisi propozimin e zëvendës sekretares së Shtetit për rekomandimin 88.  PDIU insiston që dhe pas miratimit të kësaj reforme të shkohet drejt referendumit si shprehje direkte e demokracisë.

Idrizi shprehu pozicionin e PDIU-së që në rast mos gjetjes së kompromisit për rekomandimi 88 të shkohet në referendum për këtë nen duke ju drejtuar sovranit të shprehet për këtë nen që po mban peng një reformë kaq të rëndësishme.

Idrizi i shprehu ambasadorëve qëndrimin e qartë të PDIU-së që neni 18, i cili i hap udhë martesave homoseksuale nuk është pjesë e reformës në drejtësi, por megjithë qëndrimin tonë kundër, ka nevojë për një debat më të gjerë publik.

Ai ngulmoi se pjesë e këtyre ndryshimeve kushtetuese duhet të jenë edhe propozimet e janarit të bëra nga PDIU, veçanërisht e Presidentit nga populli dhe kalimi i akteve kushtetuese me referendum po nga populli, për t?i rikthyer sovranit të drejtën e vendimarrjes. /citynews/
 





Lajmet e fundit nga