Martesat gay/QBNF letër Kuvendit: Mbroni familjen natyrale, respektoni ligjet Hyjnore
Komiteti i QBNF Elbasan përmes një letre drejtuar Kuvendit t...
Kreu i LSI-së Ilir Meta dhe ish-deputeti socialist i Vlorës Koço Kokëdhima, sikundër ka raportuar Citynews, kanë intensifikuar takimet dhe bisedat. Lëvizja e Kokëdhimës nga i besuari i Ramës për vite me rradhë, në një nga bashkëpunëtorët e Metës në javët e fundit, nuk është diçka e re.
Referuar fakteve raportet Meta-Kokëdhima kanë qenë miqësore, madje edhe në përplasjen që Kryeparlamentari pati me deputetin Tom Doshi, Kokëdhima është munduar të ulë tensionet dhe dozën e akuzave që ligjvënësi i Shkodrës, i përjashtuar nga Partia Socialiste, kishte ndërmarrë në atë kohë ndaj kreut të LSI-së, pas dyshimeve mbi një atentat të mundshëm ndaj Doshit.
Një tjetër moment kur Meta dhe Kokëdhima janë shfaqur bashkarisht dhe mendohet se është një lidhje mes tyre është inaugurimi i hotelit në Sarandë të vëllezëve Balilaj, ku njëri prej tyre Kelmend Balilaj, rezultoi më pas se ishte ?Eskobari i Ballkanit?. Kelmendi ishte emëruar drejtor në Sarandë me propozim të LSI-së, por është pranuar edhe nga Kokëdhima që për rreth dy vite është cilësuar si Kryeministri i Jugut, për shkak të kompetencave që kishte marrë në komplet rajonin jugor Vlorë-Gjirokastër, jo vetëm në aspektin e strukturave të PS-së, por edhe përsa i takon emërimeve në administratën publike.
Por duket se raportet Kokëdhima-Meta, sidomos pas humbjes së mandatit të deputetit, janë forcuar së tepërmi. Duket se dy politikanët e së majtës tashmë kanë një qëllim, largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Ky i fundit duket se i ka tradhëtuar dy aleatët e tij përgjatë 3 viteve të mandatit të parë të Qeverisjes.
Ilir Meta në jo pak raste është gjendur nën sulmet e vazhdueshme të sponsorizuara nga aleati i tij kryesor në Qeverisje. Dosja CEZ ishte goditja e parë që iu bë Kryetarit të Kuvendit, ndërsa raportimet e ndryshme që u bënë, nxirrnin se pas sulmit qëndronte dyshja Rama-Gjiknuri. Pasi nuk mundi të dobësonte pozitat e Kreut të LSI-së, një tjetër sulm ndaj tij u dirigjua nga ministri i Brendshëm, ku u duk qartë se qëllimi ishte rrënimi i Metës dhe forcës politike që ai drejton.
Në anën tjetër Koço Kokëdhima nga njeriu i besuar i Edi Ramës, në pak muaj i ndodhur nën presionin e opozitës, por edhe kolegëve të tij të mazhorancës, humbi gjithçka nga pushteti i tij politik. Së pari humbi privilegjin për të qenë i vetmi në oragnizimin e PS-së në rajonin Vlorë-Gjirokastër. Së dyti u detyrua të tërhiqej nga gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PS, dhe së treti ngeli i vetëm në betejën për mandatin e deputetit, duke e humbur atë pas vendimit të Kushtetueses.
Ndërsa është e kuptueshme loja e ndjekur nga Rama kundër Metës për shkak të rivalitetit të tyre në qeverisje, por edhe brenda së majtës, mbetet e paqartë sepse Kryeministri brenda pak muajsh, nxorri jashtë loje nga Partia Socialiste, njeriun që e mbështeti për vite me rradhë. Ndoshta kjo lëvizje e Ramës në drejtim të Kokëdhimës u bë për të ruajtur ekujlibrat brenda PS-së, ku mjaft nga deputetët dhe drejtuesit socialist kishin krijuar përplasje me ish-deputetin e Vlorës, apo ky i fundit i shpërfillte ato në çdo drejtim. Por duket se Rama nuk kishte llogaritur ?rrebelimin? e Kokëdhimës, i cili përballë sulmeve nga të gjitha drejtimet, gjeti si zgjidhje një ofrim me Kryetarin e Kuvendit, njëherëz edhe Kryetar të LSI-së.
Tashmë pritet përgjigjia që dy të tradhëtuarit nga Rama të bëjnë lëvijen e rradhës, e cila mund të rezultojë fatale në rrafshin politik për Kryeministrin. Në lëvizjet politike, Meta ka treguar se është një lojtar i fortë, Rama ka treguar se mund të bëjë aleancë me gjithëkënd për të pasur pushtet, ndërsa mbetet mister nëse Kokëdhima do të qëndrojë deri në fund në pozicionin e ri që ka nisur, apo mund të kthehet në një kumbar të një raporti të ri Rama-Meta. /Citynews/
Komiteti i QBNF Elbasan përmes një letre drejtuar Kuvendit t...
Shteti në mësymjeE dini ndaj kujt?Ndaj biznesit.Viti ’45, o ...
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli theksoi se në kuadër të a...
Kryeministri Edi Ramaka komentuar vizitën e nesërme në Tiran...
Deputeti socialist Erjon Braçe shprehet se nuk do të votojë ...
Luftëtarët e huaj të grupit militant, Shteti Islamik, i përb...
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin e gjelbër ...
Partia Demokratike nuk po mbyll dot zgjedhjet e brendshme në...
Partia Demokratike i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama 14 p...
Shqipëria do të dyfishojë prezencën e trupave të saj për sta...
Përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit ...
Qeveria propozon përgjysmimin e dënimit në rastet e armëmbaj...
Dy vëllezër 28 dhe 41 vjeç janë plagosur në orët e para të m...
Ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më ...
Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit Edi Rama të reagoj...
Përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuven...
Sekuestrohen në portin e Durrësit 457 kg Cannabis Sattiva. L...
Propozimi për zgjedhjen e Presidentit nga populli, tashmë i ...
Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 24 vjet burg për të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...