Mulizimi apo Molëzimi i PD-së?!
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht tetë zyrtarë vendorë në Mallakastër, pasi kanë shkaktuar një dëm total prej rreth 100 milionë lekësh. Sipas njoftimit zyrtar të KLSH-së, mësohet se në Bashkinë e Mallakastrës janë shkaktuar 48,730,994 lekë dëme, ndërsa në ish-kimunën Fratar, 67.7 milionë lekë dëme.
KLSH-ja i ka rekomanduar kësaj bashkie masa me karakter organizativ dhe dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar kontrollin në Bashkinë e Mallakastrës, për vitet 2013-2015, audit i përfunduar më 31 dhjetor të vitit të shkuar dhe i miratuar nga kreu i KLSH-së më 8 maj të këtij viti.
Njoftimi i plotë i KLSH-së:
KLSH Kallëzon në Prokurori 5 anëtar të KVO-së në Bashkinë Mallakastër dhe 3 anëtarë të KVO-së në Njësinë Administrative Fratar (ish-Komuna Fratar), për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizimin e operatorëve ekonomik privat.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1195/1 prot, datë 31.12.2015, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Mallakastër, me objekt: ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitet 2013 ? 2015?.
Me Vendimin nr. 48, datë 08.05.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 1195/10, datë 13.05.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Mallakastër masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 48,730,994 lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike në procedurat e prokurimit me objekt: ?Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit? (vlera e prokuruar 41,5 milion lekë dhe ?Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të Komunës Fratar? (vlera e prokuruar 67,7 milion lekë).
Është konstatuar se në këto procedura operatorët konkurrues kanë paraqitur dokumentacion me mangësi, si operatorët e skualifikuar me të drejtë dhe operatorët e kualifikuar dhe shpallur fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO).
Në të dy procedurat e prokurimit konstatohet vlerësim fiktiv nga ana e KVO-së, në papajtueshmëri me kërkesat e ligjit, pasi OE nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga AK. KVO duke kualifikuar ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim ka vepruar në kundërshtim me nenet 46, 53 të ligjit nr. 9643, date 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik? (LPP) dhe Kreu V të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?. KVO të tre këto procedura duhet të kishte skualifikuar dhe në zbatim të neneve 24/ç dhe 47 të LPP duhet ti kishte kërkuar Titullarit të Autoritetit Kontraktor anullimin dhe përsëritjen e procedurës së prokurimit.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga R.SH. J.A. E.N. E.I. dhe J.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në Bashkinë Mallakastër) në procedurën e prokurimit me objekt: ?Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit?, dhe K.A. S.D. dhe H.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në ish-Komuna Fratar) në procedurat e prokurimit me objekt: ?Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të komunës Fratar?, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, me shkresat nr. 1195/15 dhe 16 datë 16.06.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Fier, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike? parashikuar nga neni 258 dhe ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenet 248, të Kodit Penal.
1680 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva janë asgjësuar sot ng...
Deputetja laburise Jo Cox ka ndërruar jetë sot në spital, pa...
Kjo është makina e Ministrit të Transportit, Edmond Haxhinas...
Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në pikën e poli...
Elvi FundoKreu i qeverisë Edi Rama, në një dalje të fundit p...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur disa ndrys...
Nga Vladimir KarajPak kohë para se të dënohej në Itali për l...
Partia Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut ka vlerësuar...
Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 4093 rrënjë bimë narkoti...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka sulmuar sot ish-ambasa...
Kush është “Lolita”, pyesin shumë njerëz, për faqen “Lolita”...
Ministria e Punëve të Brendshme shpall kërkesën për shpronës...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është fotografuar sot në mesditë n...
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka reaguar menjëherë ...
Pasi Gjykata e Apelit riktheu në detyrë Drejtorin e Përgjith...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë një konf...
Gjykata e Tiranës liroi sot kryebashkiakun e Kavajës, Elvis ...
Bashkia e Pogradecit ka nisur prerjen e pemëve në parkun e l...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me një vit bu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një letre publike për tifozët,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...