web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita largohet nga Komisioni i “Drejtësisë”/ Bylykbashi: Nuk miratohet sot, jo negociata me pistoletë në tryezë

14 Qershor 2016, 11:54, Aktualitet CNA

Deputeti Oerd Bylykbashi, u shpreh sot në lidhje me ecurinë e procesit të Reformës në Drejtësi se opozita nuk do të zhvillojë negociata me pistoletë në tryezë.

?Ky komision sot nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në tërësi draftin, do të ishte në shkelje të Kushtetutës dhe të asaj që është në zhvillim e sipër. Negociatat politike nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë?, tha Bylykbashi

Pasi opozita u largua nga Komisioni për Reformën në Drejtësi, deputeti Bylykbashi tha se: “Vendimarrja për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë, kemi propozuar zgjidhe pikë për pikë me paragrafin 88 të Komisionit të Venecias. Çdo tentativë tjetër vetëm dëmton procesin e negocimit, arritjen e një zgjidhje. Mazhoranca të pranojë germën e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, topi është në oborrin e kryeministrit. Venecia thotë miratim të 4 organeve kolegjiale që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Nuk ofrojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më shumë, çdo tentativë tjetër të çon tek kapja politike?Ky komision nuk ka mundësi të miratojë nen për nen dhe në tërësi draftin, do ishte në shkelje kushtetute. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë?

Në mbeldhjen e sotme të Komisionit për Reformën në Drejtësi ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Donal Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.





Lajmet e fundit nga