web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti me shoferin/ Kreu i Gjykatës së Apelit sqaron ngjarjen

9 Qershor 2016, 12:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj ka sqaruar sot incidentin me shoferin e Gjykatës.

Shoferi pretendon se Demiraj e ka qëlluar me grusht sot rreth orës 09:30.

Sipas Demirajt, 25-vjeçari K.M që pretendon se është qëlluar me grusht, është nipi i ish-kreut të Apelit Alaudin Malaj, të cilin e ka akuzuar se ka punësuar njerëz të afërt të tij në Gjykatën e Apelit.

?Nuk do të fokusohem gjatë te kjo ngjarje, pasi nuk ka asnjë incident me nipin e Malajt, por me vetë Malajn. Nipi i tij, ka qenë me vendim i pushuar nga puna dhe marrëdhëniet e punës kanë qenë të shkëputura?­, kreu i Apelit Tiranë Hysni Demiraj.





Lajmet e fundit nga