web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Gjykatësi Aliaj,  killer me pagese ose me flamur partie

9 Qershor 2016, 10:36, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjyqtari Arjan Aliaj i cili pezulloi Haki Çakon nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, është një ?killer? me pagesë i drejtësisë ose ?me flamur partie?. Rama tha gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare se gjyqtari është vendosur pa radhë, pa short jashtë çdo rregulli. Shefi i qeverisë theksoi se sistemi i drejtësisë do të shembet me ose pa opozitën. Kryeministri shtoi se pezullimi i Çakos është kundërveprim i pritshëm nga opozita në tentativën për të mos miratuar Reformën në Drejtësi. Ndërkohë Rama falenderoi ndihmën e dhënë nga ndërkombëtarët gjatë gjithë procesit të përgatitjes së draftit për ndryshimet kushtetuese.





Lajmet e fundit nga