web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i përgjimeve/ Ambasadori italian: Është hetim i shtetit shqiptar

4 Qershor 2016, 17:03, Aktualitet CNA

Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur se çështja e përgjimeve nga një pajisje në policinë e shtetit, po hetohet nga shteti shqiptar, dhe sipas tij është një hetim që nuk ka lidhje me autoritetet italiane.

Në një festë të Italisë në  konsullatën italiane në Shkodër,  Ambasadori nuk ka dhënë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar gjatë kësaj jave me Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Përsa i perket çështjes së përgjimeve, mund t?ju them se kam zhvilluar një bisedë me prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, që është një hetim që i përket policisë shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane.” tha diplomati italian.

Ndërkohë Ambasadori italian Alberto Cutillo vlerësoi pikë kyçe për vendin miratimin e reformës në drejtësi, dhe kërkoi nga qytetarët që t?i bëjnë më shume presion klasës politike për votimin e saj.





Lajmet e fundit nga