web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Elvis Roshit, jehonë në mediat e huaja

31 Maj 2016, 18:53, Aktualitet CNA

Dorëheqja e Elvis Roshit nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës ka shkaktuar jehonë në mediat e huaja, të cilat kanë raportuar lajmin e sotëm, duke e trajtuar Roshin si viktimën e parë të ligjit të dekriminalizimit. Prestigjozja Associated Press shkruan se edhe për 19 këshilltarët bashkiakë të cilët humbin mandatin pikërisht për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Një kryetar bashkie shqiptar ka dhënë dorëheqjen për shkak të një dënimi të tij për një konflikt në fillim të viteve 1990. Ai besohet të jetë viktima e parë e një ligji të miratuar pesë muaj më parë që ndalon njerëzit me precedentë penalë të mbajnë poste publike.” shkruhet në lajmin e Associated Press

“Elvis Roshi, Kryebashkiaku i Kavajës, tha të martën se ai po jepte dorëheqjen pasi zbuloi se ai është dënuar pas një grindjeje në një kamp refugjatësh në Itali, kur ai ishte një emigrant 16-vjeçar. Ai thotë se nuk është marrë në gjykatë në atë kohë dhe nuk iu nënshtrua asnjë dënimi.” raporton AP.

“Në një lëvizje të veçantë më vonë të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi 18 anëtarë këshillash bashkiakë  në qytete të ndryshme. Ligji i miratuar në dhjetor është konsideruar si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, një pengesë e madhe për ambiciet e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.” përfundon shkrimi i AP-së, të cilit i janë referuar mediat e tjera ndërkombëtare në raportimin e lajmit për dorëheqjen e Elvis Roshit. New York Times, ABC News, Daily Mail etj kanë raportuar sot lajmin për dorëheqjen e Elvis Roshit./citynews

abc newsbalkancnsdaily cometdaily maildailznyt (1)us newsyahoo

 





Lajmet e fundit nga