web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet me kanabis, arrestohet 30-vjeçari

14 Maj 2016, 07:57, Aktualitet CNA

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit  kundër  Narkotikëve kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 30-vjeçari. Mësohet se I ndaluari është Lindim Sherifi, banues në Resnje, Maqedoni.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë,  automjetit me targa  OH 388 RN, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 0.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar  nga neni 283  i Kodit Penal./ Citynews





Lajmet e fundit nga