web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediu: Prona private dhe biznesi janë rruga e zhvillimit

12 Maj 2016, 10:32, Aktualitet CNA

Në fjalën e tij në Kuvend, Mediu ka folur për çështjen e pronve, duke akuzuar edi Ramën se po përpiqet të përvetësojë pronat e ligjshme të qytetarëve në jug. Sipas Mediut, nuk duhet të krijohet mendësia se politika është mbi gjithçka.

Mediu: Ne jemi këtu për të perfaqësuar interesat e qytetarëve. Ata na kanë sjellë këtu për të mbrojtur të drejtat tona. Ne kemi detyrimin të tregojmë se pushteti ka limit. Shqipëria po shkon çdo ditë drejt varfërisë. Si ka mundësi që vende me më pak mundësi zhvillimi thithin më shumë investime në raport me Shqipërinë. Të gjitha zhvillimet negative kane një përgjigje, sepse është krijuar mendësia që politika është mbi gjithçka. Sepse politika mendon se mund të zotëroje gjithcka. Qeveria po kërkon të shtetëzojë pronat e pronarëve të ligjshëm të Dhërmiut, në mbi 60% të territorit të Shqipërisë toka është ndarë sipas kufijve të vjetër. Kjo bëhet pikërisht në jug sepse interesi eshte me i madh. Edhe DASH dhe BE kanë shprehur shqetesimet e veta. Gjykata e Strasburgut po shqyrton rast pas rasti milionat që qeveria duhet të paguajë. Prona private dhe biznesi janë rruga e zhvillimit të Shqipërisë./ Citynews





Lajmet e fundit nga