web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrrëfimi i njeriut që do korruptonte gjykatësin/ Konfliktet e pronësisë me motrën

3 Maj 2016, 06:25, Aktualitet CNA

Personi që i do ti jepte lekët gjykatësit Ibrahim Hoxha është Dritan Jazexhiu dhe ndaj tij rendon edhe akuza e korrupsionit aktiv.

Më herët ai ka dhënë intervista në media, ku rrëfen sesi i ka mbijetuar atentatit të tretë, ku autorët e qëlluan me 30 plumba.

?Autorët e krimit më qëlluan me 30 plumba, por vetëm njëri prej tyre më ka kapur. Plaga që kam në pjesën e kurrizit, ishte si pasojë e një plumbi rikoshet. Kam shpëtuar për mrekulli. Në momentin që autorët qëlluan nga makina në drejtimin tim, unë u futa në bodrumin e dyqanit. Atë ditë, unë pashë dy makina që po lëviznin në mënyrë të çuditshme. E kuptova që e kishin me mua dhe si pasojë e kësaj, isha i vëmendshëm që të shpëtoja. Policia e di autorin dhe duhet ta arrestojë. Ky është atentati i tretë që më bëjnë?, ? shprehet Dritan Jazexhiu.

45-vjeçari mbeti i plagosur mëngjesin e 11 shtatorit 2014, në zonën e tregut të Medresesë, Tiranë. Ai thotë se ka konflikte pronësie të hershme me motrën e tij. Kjo e fundit dyshohet se i ka ?vjedhur? 4 dyqane, të cilat i plagosuri thotë se i përkasin atij. Në një bisedë për gazetën, ai ka treguar zanafillën e sherrit me motrën dhe burrin e saj.

Në intervistë Jazezhiu thotë se ?Në vitet ?90, unë ika nga Shqipëria si emigrant. Atje fitova para dhe i investova në blerjen e 4 dyqaneve dhe të një banese, te Medreseja. Qëndrova për disa kohë këtu dhe më pas vendosa që të shkoja në Turqi. Përpara se të largohesha, pronat i kalova në emër të babait. Prindërit atë kohë mbetën vetëm dhe motra shkoi që të jetonte me ata. Gjatë kësaj kohë, motra u ka dhënë prindërve disa shkresa për të firmosur. Ata nuk e kanë ditur arsyen e hedhjes së firmës në dokumente. Me anë të abuzimit, ajo ka kaluar dyqanet e mia në emrin e saj. Lajmin e mora vesh nga një miku im. Ai më tha se pronat kishin kaluar në emër të sime motre?.

Ai është kthyer në vitin 2011, për të kuptuar atë që kishte ndodhur me pasurinë e tij. Bën disa hulumtime dhe vëren që pasuria ishte kaluar nga ana e prindërve, në emër të së motrës. Shkon që të takohet me të, për të rimarrë dyqanet që pretendon se i përkasin, por has në rezistencë. Gjatë kësaj kohe, familjet kanë pasur debate të shpeshta. Ata nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për çështjen e pronësisë. ?Dyqanet i kam blerë në zonën e tregut të Medresesë. Ato vlejnë shumë para dhe motra nuk e pranon idenë që ato më përkasin mua. Në tetor të 2011-s, mua më vunë tritol në banesë. Fatmirësisht atë kohë shpëtova për mrekulli. Unë dhashë dëshmi në polici, për autorin e dyshuar të ngjarjes. Thashë se personi që më vuri tritolin ishte burri i mbesës sime, Klajdi Hoxholli. Ndonëse policia e arrestoi, organet e tjera e lanë të lirë. Ai ka paguar para që të mos dënohet për aktin që ka bërë. Grupi hetimor më tha se nuk kishte prova të mundshme, që ta mbante të arrestuar Hoxhollin?, thotë i dëmtuari. Gjithashtu, në vitin 2013, jeta e Jazexhiut është vënë sërish në rrezik. ?Njerëzit e motrës sime më kanë nxjerrë disa persona në rrugë, për të më vrarë. As atëherë nuk ia dolën. Unë shpëtova nga atentati. Dhëndri i motrës, është njeri frikacak. Më 11 shtator 2014, ai mund të më kishte ekzekutuar pasi ishte në një distancë shumë të afërt me mua. Ai është frikacak dhe në momentet që ka qëlluar, i është dridhur dora. Unë nuk kam frikë prej tij, por kërkoj që policia të marrë masat për arrestimin e Klajdi Hoxhollit. Nëse nuk është e aftë që ta bëjë një gjë të tillë, le të më thotë në mënyrë që unë t?i zgjidh gjërat ashtu siç duhet?, ka rrëfyer Dritan Jazexhiu.

 





Lajmet e fundit nga