Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Një vit para zgjedhjeve Franca duket e paralizuar. Ekonomia rënkon, e bashkë me të edhe klasa politike që nuk ka qenë e suksesshme me reformat. Ndërsa populli proteston.
Atmosfera
?Jemi në një pikë kthese. Një pjesë e popullsisë i mbyll sytë para reformave, të tjerët po e kuptojnë se diçka nuk shkon. Njerëzit nuk kanë më besim tek politika. Fillimisht ishin të djathtët në pushtet, pastaj të majtët. Të gjithë ishin zhgënjyes?, thotë studentja e kulturologjisë, Gabrielle. 20 vjeçarja e ndan bashkë me miliona francezë përçmimin për politikën. Kjo është baza e protestave të të majtëve dhe e suksesit të Frontit Nacional djathtist. Një pjesë votuesish do që të ngjiten në pushtet njëherë politikanë ?të tjerë?.
?Në Francë të gjithë duan diçka ndryshe ? politikanët, popullit, punëtorët. Ata duhet të flasin njëherë me njëri-tjetrin. Jemi ekonomia e pestë e botës dhe kemi miliona të papunë?, thotë regjisori Gilles Saulnier. Papunësia dhe një nevojë e papërcaktuar për ndryshime kanë krijuar një lëvizje të re nëpër qytete, ?Nuits Debout? ? forume diskutimi netëve me një lloj fryme të lehtë revolucionare, herë pas here ka përleshje edhe me policinë.
Ekonomia
Nganjëherë e ngre kokën edhe suksesi: Javën e shkuar Franca arriti të mënjanojë si konkurrente Gjermaninë duke siguruar një porosi 35 miliardë euro për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë. Parisi duartrokiti, por suksesi është i pjesshëm. ?Jam i zemëruar me qeverinë?, thotë Bertrand Boissier, kreu i prodhuesit të kabllove, BMS dhe zëvendëspresidenti i Dhomës Franceze të Tregtisë. ?Tani pikërisht jo shumë larg zgjedhjeve papritur ekonomia është në gjendje më të mirë, sipas numrit të të papunëve. Ndërkohë që firmat vazhdojnë të falimentojnë radhazi dhe i nxjerrin në rrugë njerëzit. Ekonomia është mizerabël.?
Të dhënat e mbështesin këtë pohim: Nga viti 2010 Franca mban si barrë një deficit buxhetor të lartë te 4-5%. Paralajmërimet nga Brukseli për shkeljen e kufirit buxhetor thjesht futen në dosjet zyrtare. Këtë vit deficiti do të ulet në 3,5% bëri të ditur me krenari ministri i Financave. Ndërsa rritja ekonomike është shumë e vakët, 1,2%. Thembra e Akilit për presidentin francez, Francois Hollande është papunësia, sidomos ajo e të rinjve. Kuota e papunësisë kap shifrën 10% – hovi ekonomik ka tjetër profil…
Të pashpresët
Motoçikleta nuk i ka sjellë shumë fat presidentit francez Hollande, dhe fajin nuk a pati afera e dashurisë me aktoren Julie Gayet. Presidenti bëhet qesharak, kur lëviz natën me motoçikletë me kostum dhe kokore, u tha atëherë. Por kjo anekdotë ka qenë më e pakta gjatë mandatit të tij, francezët më shumë janë të zemëruar me mungesën e vazhdueshme të suksesit të presidentit të tyre. Kur Francois Hollande u zgjodh president në vitin 2012, francezët festuan nëpër rrugë. Sot ai është presidenti më i pasuksesshëm i të gjitha kohërave: 87% e francezëve janë të pakënaqur me të.
Kjo ka të bëjë edhe me pritshmëritë ndaj presidentit socialist: Biznesi dhe miqtë e partisë që duan politikën e qendrës janë pro reformave të thella. E majta nga ana tjetër bllokon çdo lloj përpjekjeje që synon reformimin e shtetit social. Presidenti nuk mund t’ua plotësojë dëshirat të gjithëve. I ndodhur mes këtyre forcave kundërthënëse, presidenti la përshtypjen e një të pavendosuri dhe të pa orientuari. Vetëm vitin e shkuar, Hollande guxoi të niste reformat në xhunglën franceze të burokracisë. Shumë vonë, thonë kritikët. Sipas traditës franceze çdo lloj tentative për reforma ndeshet fillimisht me protesta. Vetë presidentit i mungonte guximi dhe vendosmëria brenda partisë së tij për të dhënë goditjen çliruese.
Francois Hollande ende nuk e ka vendosur nëse do të shpallë kandidaturën për vitin e ardhshëm. Sondazhet tregojnë se ai mbështetet vetëm nga 14% e francezëve, pas Marine Le Pen.
Shpresëdhënësi
Në krahun e majtë të socialistëve ai konsiderohet tradhtar, në krahun e djathtë të tyre si njeriu i shpresës. Pas një iniciative politike ?Përpara? ai shihet edhe si kandidat i mundshëm për president. Emmanuel Macron është 38 vjeç, para ngjitjes në postin e ministrit të Ekonomisë, ishte bankier. Mes funksionarëve socialistë ai konsiderohet herë si një figurë ekzotike, herë si një objekt urrejtjeje. Por francezëve iu pëlqen pavarësia e tij, lirshmëria dhe vullneti i tij. Sipas sondazheve, Macron mund të nxjerrë nga ringu politik në zgjedhjet presidenciale, kandidatin konservator, Nicolas Sarkozy.
Ministri e ka krijuar profilin me masa jo popullore: Ai angazhohet për orar pune të dielave, për heqjen e orarit 35 orë në javë, dhe reduktimin e ndihmës sociale. Po ashtu ai kritikon mungesën e shanseve të të rinjve emigrantë në periferitë franceze.
Kandidatët
Spektri politik në Francë është i gjerë dhe përmban fytyra zë njohura. Deri më tani e kanë bërë të ditur kandidaturën dhjetë vetë. Tek konservatorët Nicolas Sarkozy u shpreh shumë herët se kërkonte të futej sërish në pallatin presidencial. Por skandalet e së shkuarës e ndjekin Sarkozyn këmba-këmbës duke e bërë një figurë aspak të dashur për francezët. Shumica e francezëve preferon rivalin e tij, Alain Juppé, aktualisht kryebashkiak në Bordo. Në nëntor konservatorët do të vendosin për kandidatin e tyre.
Por rivalja kryesore mbetet Marine Le Pen, kandidate e Frontit Nacional. Sondazhet e nxjerrin atë me një fitore 30% që në raundin e parë ?madje ajo mund të jetë kryesuese me votën proporcionale që në fillim, sepse të majtët, konservatorët e liberalët janë shumë të përçarë që ta ndihmonin Alain Juppén ta nxirrte jashtë loje Le Pen që në raundin e parë. Në balotazh shanset më të mira i ka Juppé. Ndërsa socialistët, po qe se nuk ndodh ndonjë mrekulli, duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë thatësire. Por në fund duhet thënë se një vit konsiderohet një kohë e gjatë në politikë./DW
Komisariati i Policisë Nr. 6 ka bërë të mundur arrestimin e ...
Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë ndaj Luli ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka shpërndarë një status...
Besimtarët ortodoksë janë lënë të mënjanuar nga kryetarët e ...
Literatura klasike ka qenë gjithnjë e pranishme.Koha kalon n...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka uruar besimtar...
Konventa Kombëtare e Lëvizjes Rinore për Integrim, çeli sipa...
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, k...
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Korcë për festën e Pashkëve...
Reagimi i plotë i Gjergj Bojaxhi, pas akuzave të hedhura dje...
Policia e Shkodrës arrestoi pas disa përpjekjesh një person ...
Ditmir Bushati Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka deklaruar ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ne kete dite te rendesish...
Një efektiv i Policisë së Burgjeve u arrestua sot në Pograde...
Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvilloh...
Policia e Fierit arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim ...
Vrasësi i çiftit të turistëve çekë kërkon nga Gjykata e Lart...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët ortokoksë ...
Mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është fo...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vel...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...