web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për kanosje/ Prokuroria çon për gjykim ish-drejtorin e Ujësjellësit Ersekë

24 Prill 2016, 17:31, Aktualitet CNA

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushin, i cili akuzohet për ?Kanosje? dhe ?Armëmbajtje pa leje?. Përmes një njoftimi për shtyp, organi i akuzës bën të ditur se hetimet ndaj tij janë zhvilluar në masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet se ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për ?Kanosje? dhe ?Armëmbajtje pa leje?. Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit ?arrest në burg?, pasi akuzohet se në dt.26.02.2016 ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida, për veprës penale të ?Veprimeve që pengojnë të vërtetën?, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Ndërkohë, akuzohen për ?Deklarimi i rremë? shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.





Lajmet e fundit nga