Restaurimi i pazarit të Korçës nxjerr në faliment bizneset
Bizneset e vogla të qytetit të Korçës janë të shqetësuar nga...
Ndoshta duket si një ide tabu ose nga ato që nxisin debate të forta në rrjete apo në vetë opinionet e qyteteve, pikërisht për këto fakte kjo është një temë deri diku e nxehte. Provokim, jokurrsesi, thjesht një ide që në vjen nga disa fakte që i ka sjellë koha.
Emri i Çajupit, pa asnjë diskutim e nderon atë Teatër. Do doja që të gjithë të qëndronin larg kësaj pike të debatit. Ajo që pranohet nga të gjithë është që teatri i Korçës ka emrin e një njeriu të madh të letrave shqipe. Nën këtë emër në atë skenë kanë dalë sa e sa aktorë që i dhanë një emër dhe lartësuan vlerat e qytetit.
Por pikërisht këtu fillon dhe pyetja me pak përgjigje brenda e përdorur në titull. Ndoshta dhe vetë Çajupi sot do pranonte që Korca, ajo skenë ka nxjerë emra të mëdhenj korifej të skenës dhe teatrit. Jo se janë më të mëdhenj se Çajupi, për vlerat e tij të padiskutueshme, por edhe të vegjel nuk janë aktorët e skenës të Teatrit te Korçës, historia dhe puna e tyre kanë mbajtur gjallë edhe ato që ka shkruar vetë Çajupi. Disa prej tyre janë më të mëdhenjtë e historië të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.
Sot falë një fondi të qeverisë ai teatër po rikonstruktohet dhe kjo është një nga ato gjërat e mira dhe të rralla që një qeverie apo bashkie dhe kur nuk i do, nuk e mohon dot. Dhe ndoshta ky moment mund të shërbejë si një argument i dytë që teatrit të ri, ti ndryshohet emri.
Së treti nuk është tabu që të ndryshohet një emër, duke sjellë në listën e emrave që përdoren për institucionet si shkolla, kopshte, apo edhe për adresa figura që janë identitet dhe kanë lartësuar qytetit. Në mund të kemi në Korcë, shkollë të mesme Fan S. Noli, shëtitore, universitet Fan. S. Noli, por nuk kemi një Jani Riza, Violeta Manushi, Llazi Sërbo, Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Marko Bitraku????. etj etj etj .
Edhe njëherë dua të përsëris se ideja për të vendosur emra të rinj nuk është se i fyen ata të vjetrit, thjesht dhe vetëm nderon dhe çon aty ku duhet disa figura që janë lënë në disi në haresë ose emri i tyre është ngritur në një kohë të vonë. Ka rrugë Stavri Themeli, shkollë Stavri Themeli, ky emër nderon qytetitin, po Roland Trebicka ku është? Ku është poeti i madh Koci Petriti? Po Aleko Prodani i papërsëritshëm që dha frymën e tij të fundit në skenë?
Ka emra rrugësh dhe institucionesh që nuk kanë asnjë lidhje me historine e qytetit, apo me keq akoma të Shqipërisë, ka përsëritje emrash pafund. Apo rrëmujëra të llojit Çajupi në Teatrin e Korçës dhe Asreni asgjëkundi, thjesht një shkollë periferike.
Kur ky qytet ka prodhuar sa e sa emra dhe figura, pse të mos vlerësojë identitetin e vet? Ngeli pa u vlerësuar Bethoveni, për të pasur emërin e një sheshi apo rruge në Korçë? Apo Çajupi nuk ngelet aty ku i takon, kur Teatrit të një qyteti që ka nxjerë sa e sa artistë dhe shkrimtarë i vendoset emrin i një aktori shqipatar korçar, që është në memorien e te gjithëve?
Një identitet më i fortë i një ?Parisi të vogël?, vjen kur qyteti figurat e tij që ka nxjerë në vite dhe i vlerëson dhe i vendos aty ku duhen.
Ka shumë emra që Korca, ika nxjerë shekullin e kaluar, disa prej tyre janë ndarë nga jeta. Puna dhe vepra e tyre, ajo që ata kanë dhënë për lartësimin e emrit të këtij qyteti duhet sot të shërbeje si një detyrim moral dhe mirënjohje për ti nderuar. Për t?ju bërë një vlerësim duke ju dhënë dhe atyre vendin qe ju takon në memorien e qytetit.
Besoj, se shumë emra të skenës dhe ekranit do e nderonin emrin e Teatrit të Korcës, nuk po përmend emra sepse nuk dua të hyj atje ku I takon dikujt tjetër, por ky shkrim le të shërbeje si një nxitje për një debat e më pas një hap. Debati në fillim e më pas ndoshta një komision apo grup historianësh, ekspertësh do e vlerësonte më mirë propozimin dhe argumentat, emrat ti vlerësojnë dhe vendosin vetë ata, artistët dhe intelektualët e Korçës.
Sa e sa emra me vlera të larta intelektuale dhe qytetare janë lënë mënjanë. Pse të mos vlerësohen këta njerëz?
E para që duhet të provokojë ndryshim, vlerë dhe debat është kultura. Teatri është institucioni ku në këtë rast Bashkia e Korcës mund të ndërhynte për ti dhënë një leksion jo vetëm qytetit të Korcës. Gjithcka duhet të jetë e kujdesëshme, të vijë si pjesë e një debati qytetar, me nje komision artistësh dhe le të jenë ata që e vendosin që teatri i ri në inagurim të ketë një emër të ri./Elvi FUNDO
Bizneset e vogla të qytetit të Korçës janë të shqetësuar nga...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se ligji për me...
Deputeti socialist Erjon Braçe është shprehur se ish-Kryemin...
Akademiku Artan Fuga shprehet se arsimi i lartë shqiptar nuk...
Zyra e shtypit në Partinë Demokratike duket se nuk ka të nda...
Profesori Mynyr Koni, Rektori i ri i zgjedhur në Universitet...
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese shmang atë që qeveria e qua...
Policia e Shkodrës bën me dije se është zbardhur plagosja e ...
Dy vëllezër, biznesmenë në qytetin e Vlorës në jug të Shqipë...
Administrohen pamjet e kamerave të sigurisë për gjatë një ja...
Të nderuar kolegëBashkqytetarë që na ndiqni përmes mediasArr...
Aksi nacional Korçë- Ersekë ndodhet në kushte të kushte të m...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka akuzuar sot në seanc...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, shkruan s...
Klodeta Dibra mund të ketë kontaktuar personalisht me Emilja...
Prokuroria për Krime të Rënda bën gati flet-thirrjet për shu...
Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit ...
Në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje, një adoleshente ka kap...
Partia Socialiste ka depozituar sot në Byronë e Kuvendit, nj...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shpjegoi jashtë amb...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...