web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre kandidatë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PS

31 Mars 2016, 06:40, Aktualitet CNA

Partia Socialiste duhet të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të saj. Gara për këtë post ishte përqendruar tek Gramoz Ruçi dhe Koço Kokëdhima, por së fundmi është shtuar edhe një emër i tretë. Ai është Erion Veliaj.

Sipas ?Sot?, Veliaj ka ambicie dhe pritet të bëhet pjesë e garës për Sekretarin e Përgjithshëm. Ambicien për të marrë postin kyc në PS e ka paralajmëruar edhe në Wikipedia ku shkruhet se ai është kryetari i Partisë Socialiste. Qëllimi i Veliaj është që fillimisht të bëhet sekretar e më pas të marrë drejtimin e selisë rozë.

Nga ana tjetër Rama kërkon tia lërë këtë post një besniku, i cili nuk do të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve në Kongres për Sekretarin e Përgjithshëm. Kjo sepse nëse do të kandidonte Gramoz Ruci do ta kishte të sigurt fitoren dhe do të shihej si një fitore ndaj Ramës.





Lajmet e fundit nga