web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Fevziut, Rama sulmon edhe Ilva Taren

30 Mars 2016, 20:39, Aktualitet CNA

Pas sulmeve ndaj gazetarit Blendi Fevziu kur intervistohet në emisionin ?Opinion?, Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj gazaetarëve. Këtë herë shënjestër ka qenë Ilva Tare, e cila mbrëmjen e sotme ka të ftuar shefin e qeverisë. Ndërsa përgjigjej për kriteret e pakuptimta për marrjen e asistencës sociale, Rama i tha moderatores së emisionit se ajo duhet të përgatitej më shumë kur interviston Kryeministrin. ?Duhet të përgatitesh më shumë kur interviston Kryeministrin? i tha shefi i qeverisë gazetares Ilva Tare. Kjo e fundit tha se Kryeministri nuk duhet të dyshojë lidhur me përgatitjen e saj, ndërsa shtoi se për intervistën  në fjalë ajo ka dy javë që përgatitet. Shefi i qeverisë ishte i ftuar një javë më parë në ?Tonight Ilva Tare?. “Kam dy jave qe pergatitem pasi ju ishit i ftuar dhe munguat javen e kaluar” i tha gazetarja Tare shefit të qeverisë. Zyrtarisht u tha se intervista u anullua për shkak të axhendës së Kryeministrit Rama.

Në vijim të sulmeve, Rama përmendi njerëzit që sipas tij i thonë se s?duhet të shkojë në intervista apo televizione të caktuara. Ndërkohë menjëherë i është përgjigjur moderatorja Tare, e cila tha se edhe komentuesit dhe ndjekësit e emiosionit të saj kanë patur kritika për praninë e Kryeministrit, pasi sipas saj kishte ankesa për arrogancën e Ramës.





Lajmet e fundit nga