web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lirimi i protestuesve/ Basha: Të vendosur kundër oligarkisë dhe bandës në ikje!

30 Mars 2016, 18:41, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit të protestuesve dhe të rinjve demokratë të cilët u arrestuan ditën e hënë gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të liqenit. Në deklaratën e tij, Basha shprehet se së bashku me 13 personat e liruar, PD do të jetë më e bashkuar dhe e vendosur kundër oligarkisë dhe bandës në ikje siç e ka quajtur ai qeverinë e Ramës.

Reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

13 burra e te rinj demokrate qe u ngriten per te mbrojtur parkun e ligjin, qe u dhunuan brutalisht dhe u rrembyen me police me maska, e u mbajten 3 dite ne arrest te paligjshem, dolen te lire, me te vendosur e me me shume energji per ti sherbyer kesaj kauze te qytetit, te vendit dhe demokracise. Ne syte e ne zerin e ketyre burrave ka vetem vendosmeri dhe entuziazem per te vazhduar me force betejen me tiranine.
Mirenjohje te thelle dhe nderim per Cim Babasin, Arlind Kajon, Behar Hasen, Erion Dizdarin, Franc Doken, Gerald Metkon, Grigels Muçollarin, Indrit Hoxhen, Jurgen Kupin, Klejt Kalane, Silvio Shemen, Soven Shemen dhe Tonin Kolthin.
Keta trima te kurajos dhe burrerise qytetare nuk kane qene te vetem per asnje sekonde. Dhe sot bashke me demokratet e mbare qytetaret e vendit jemi me te bashkuar e ne shumice absolute per te mbrojtur qytetin, ligjin, demokracine para oligarkise dhe bandes ne ikje.





Lajmet e fundit nga