web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Referendumi në PS/ Marko Bello kundër Rames dhe Ruçit

19 Mars 2016, 20:21, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, ka dalë kundër Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit për të zgjidhur cështjen e kryetarit të partisë me referendum. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bello thotë se sipas statutit të ri nuk duhet të kryhet referendum. Ai ironizon duke shkruar se ndonjë ditë qytetarët do të detyrohen për të votuar nëse do të shkojnë në zgjedhje parlamentare ose jo.

Postimi i Marko Bellos

“Deri sot Ben Blushi kishte te drejte, tha Fatmir Xhafa. Por tani qe kemi statutin e ri, duhet te respektojme kete statut. Por, Rama me Rucin e shkelen edhe statutin e ri, teksa iu imponuan delegateve per mbajtjen e nje referendumi, nderkohe qe statuti i ri e ka hequr referendumin. Tani socialistet do te votojne nese duhet zgjedhur apo jo kryetari i partise. Larg qofte nese qytetaret do te detyrohen nje dite te votojne nese duhen mbajtur ose jo zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi.”

 





Lajmet e fundit nga