web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Zbulohet falsifikimi i gjyqtarit Zamir Poda në favor të Taulant Ballës

12 Mars 2016, 18:45, Aktualitet CNA

Gjyqtari i çështjes mes Taulant Ballës dhe Argita Malltezit,  ka falsifikuar procesverbalin e çështjes gjyqësore ku deputeti socialist akuzohej nga vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha për shpifje. Siç duket edhe më poshtë, në dokumentat dhe në audion e mëposhtme, rezulton se seanca gjyqësore me gjyqtar Zamir Poda, është kryer dy orë më para orarit të përcaktuar nga palët, me qëllim që mos të ishte e pranishme pala paditëse Argita Malltezi.

Në audion e sistemit të rregjistrimit te Gjykates se Apelit , degjohet se gjyqtari Zamir Poda ka komunikuar dy herë rresht orën 12:50 për seancën e rradhës. Në sfond gjithashtu dëgjohet edhe deputeti Balla që konfirmon orën 12:50. Por pas kësaj Gjyqtari Poda për të përjashtuar palën paditëse nga procesi gjyqësor,  ka falsifikuar proces-verbalin e rregjistruar duke shënuar orën 10:50, pra dy orë para seancës së shpallur. Në përfundim të këtij gjyqi të falsifikuar, fitues u shpall deputeti Taulant Balla./citynews

VIDEO-AUDIO

 





Lajmet e fundit nga