web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zirkon Disha flet pas lirimit/ Policia sërish më kërkonte pasi më kishte arrestuar!

6 Mars 2016, 21:49, Aktualitet CNA

Pas lirimit nga ambjentet e Komisariatit Nr.1 në Kryeqytet, aktivisti Zirkon Disha është shprehur se policia ende e kërkonte, edhe pse e kishte shoqëruar në furgonin e policisë, duke dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë i urdhëruar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Disha shkruan se ngjarja e sotme tregoi se është instaluar një shtet policor. Disha shton se për të tjera detaje, do të shprehet në ditët në vijim.

Postimi në Facebook nga Zirkon Disha

Nga nje zone krimi, ne nje tjeter.
Nga parku i liqenit ne rajonin e policise.
Ajo cfare kam pare dhe perjetuar sot, tregon qarte se ketu eshte instaluar nje shtet policor…..
Dhe pasi me kishin shoqeruar, mbajtur brenda nje furgoni per me shume se 20 min te izoluar ne pritje te urdherave te tjere se cfare so benin, serish policet me kerkonin ne mes te qytetareve qe ishin mbledhur tek parku.
Per ambulancen qe sillej ne park, per shoqerimin, kercenimet dhe dhunen brenda furgonit do shprehem ne ditet ne vijim….





Lajmet e fundit nga