web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku, 135 milion nga Albpetrol

17 Shkurt 2016, 20:02, Aktualitet CNA

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku rezulton të jetë fituesi i një tenderi me vlerë 135 milion lek të vjetra nga Albpetrol. Siç cilësohet në dokumentin e mëposhtëm, Sollaku do të kryejë shërbim konsulence juridike për një periudhë 12 mujore, për llogari të Albpetrol.

Por përfitimi i tenderave nga njerëz afër me pushtetin duket të jetë edhe në këtë rast. Kjo pasi rezulton se Kryetari i Bordit të Albpetrol, Koli Bele, ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Theodhori Sollakut, të cilët kane pasur te njejten studio ligjore. Ndërkaq, Bele sot është Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Referuar fondit limit të caktuar për këtë tender (144 milion lek të vjetra), vërehet se Sollaku është fitues me 93% të vlerës së prokurimit. Sollaku do të përfitojë më shumë se 11 milion lekë në muaj, ose rreth 400 mijë lek të vjetra në ditë për konsulencen juridike qe do i jape ish-bashkëpuntorit te tij ne studio ligjore, i cili sot drejton bordin e Albpetrol.

Për këtë shërbim, mësohet se ofertuesi tjetër për ?çudi? nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Në dokuementin zyrtar, rezulton se ?Luman Bina? është skualifikuar nga procedura e prokurimit. Fituesi i tenderit me vetëm dy ofertues, është shpallur ish-ortaku i Kryetarit të Bordit të Albpetrol, njëherësh ish-Kryeprokurori Theodhori Sollaku./citynews





Lajmet e fundit nga