Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ato masin pulsin e na kujtojnë kontrollin e radhës te mjeku – aplikacionet e fitnesit dhe të shëndetit për celularët ose kompjuterat tabletë. Ndihmësit digjitalë janë shumë të përhapur. Po a janë ato bekim apo mallkim?
Një lajm i mirë në fillim: ligjvënësi në Gjermani i ka marrë të gjitha masat për ta vënë konsumatorin “në kontroll të të dhënave”, thotë Bernhard Rohleder, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së IT, Bitkom. Këtë e garantojnë ligji gjerman i Sigurisë së IT dhe Dekreti Bazë Evropian për Mbrojtjen e Të Dhënave, të sapo miratuara nga BE dhe të cilat do të jenë vënë në jetë në legjislacionet nacionale deri në vitin 2018. Ajo që tingëllon e ndërlikuar, do të thotë që konsumatori, teorikisht është zot i të dhënave të tij, të cilat i mbledhin nga ai celularët inteligjentë dhe kompjutera të tjerë. Por praktikisht për këtë nevojitet ende shumë punë sqaruese, thotë Rohleder dhe shikon pas kësaj Heiko Maas, Ministrin gjerman të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorëve.
Maas, si përfaqësues i politikës dhe Rohleder, si përfaqësues i ekonomisë hapën të martën në Berlin “Internet Safer Day”, e cila këtë vit merret me të ashtuquajturat Wearables, mjete portative të kontrollit të shëndetit dhe me aplikacionet për shëndetin.
Kompjuterat inteligjentë tabletë
Impresionues është përhapja e këtyre programeve kompjuterike, thotë Rohleder. Në treg ato kanë dalë vetëm para dy ose tri vjetësh, dhe tani, një në tre vetë përdor një mbikqyrës të gjendjes së shëndetit – ose një byzylyk, një orë inteligjente ose një celular inteligjent me aplikacione për shëndetin. Kjo u bë e ditur pas një sondazhi telefonik të Bitkom-it me 1236 qytetarë.
Programet e vogla kompjuterike përdoren për të matur në radhë të parë parametra jetësorë si tensioni i gjakut, sheqeri në gjak ose temperatura e trupit. Numëruesit e hapave sipas studimit janë po kaq të preferuar. Tri janë grupet që i përdorin ato më shumë – nga njëra anë sportistët, siç është triatleti Maas, i cili pranoi se i përdor aplikacione të tilla. Grupe të tjera janë më tej personat mbipeshë dhe të sëmurët kronikë, theksoi Rohleder dhe përmendi një shifër interesante për këtë treg të ri: 62 përqind e mbi 65 vjeçarëve bëjnë pjesë në të ashtuquajturit njerëzit multimorbidë – pra njerëz me më shumë se tri sëmundje. Në Gjermani të tillë janë 11,2 milionë vetë. Për këtë pjesë të popullit, do të dalin në treg në të ardhmen shumë përdorime të tjera. Si për shembull medikamente tableta, të cilat e njoftojnë celularin inteligjent se pacienti i ka pirë, tha Rohleder, pa hyrë në hollësi.
A do të vijë diktatura e shëndetit?
Por bota e re e bukur mund të kthehet në ëndërr të keqe. Nëse institutet e sigurimit shëndetësor do të kenë akses tek të dhënat, ato mund t’i varin tarifat nga këto të dhëna dhe ta detyrojnë qytetarin të ndjekë një stil të caktuar jetese. Në SHBA tashmë është i mundur aksesi në këto të dhëna.
Ministri i Drejtësisë duket se e ka parasysh këtë. Ai është kundër lidhjes së tarifave të instituteve të sigurimit shëndetësor me përdorimin e mbikqyrësve të shëndetit. Dhe ai bëri të ditur se do ta vëzhgojë me vëmendje këtë zhvillim. Por shumë kohë ai nuk do të ketë për këtë. Sepse ndërkohë në Gjermani institutetet e para të sigurimit shëndetësor po ofrojnë tarifa më të ulëta, nëse me të dhëna tregon se bën diçka për shëndetin.
Besim te mjeku i familjes
Momentalisht në Gjermani, pjesa më e madhe e të pyeturve është kundër përcjelljes së të dhënave te institutet e sigurimit shëndetësor. Megjithatë, tri nga katër persona të pyetur e përfytyrojnë që këto të dhëna t’ia përcjellin mjekut të familjes.
Bitkom dha disa këshilla për përdorimin e teknikës së re: përcjellja e të dhënave te persona të tretë duhet të bëhet vetëm pas miratimit të përdoruesve. Aplikacioni duhet të mundësojë që mbledhja e të dhënave prej tij të çaktivizohet. Përcjellja e të dhënave, p.sh. nga celulari inteligjent në kompjuter duhet të jetë e koduar dhe e mbrojtur me një fjalëkalim. Dhe aparaturat duhet të ofrojnë mundësinë e aktualizimit të programit, në mënyrë që mangësitë në siguri të mbyllen me versione të reja të programeve./DW
E ftuara e rradhës e Ellen Degeneres ka qënë Demi Lovato.Kën...
Ndonëse tani jam i martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me ëndje...
Pamja e saj latine bëri për vete yje si Tom Cruise e Matthhe...
Martesa është një ngjarje e rëndësishme në jetën e një perso...
Nuk është pikërisht ajo që fansat e tyre po shpresojnë, por ...
Protagonistët ishin dy studentë në Padova, 19 vjeçarë. Pasi ...
30-vjeçarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan të Marc J...
Kim Kardashian është kthyer shumë provokuese.Por, nuk mbeten...
Kim Kardashian është rikthyer.Pasi ka konfirmuar se ka humbu...
Tashmë është kthyer e modës që artistët për të qenë sa më pr...
Këngëtarja Blac Chyna nuk përmbahet.Ajo ka postuar një foto ...
Pas deklaratës të një biznesmeni tetovar, se Xhesika Ndoj ka...
Ka disa momente në jetë që janë thjesht të bukura. Megjithës...
Ka dashuri, ka fiksim; ka edhe dashuri të madhe, të vërtetë,...
Katër raste të virusit Zika janë konfirmuar në Mbretërinë e ...
Një mikroskop i ri në formën e një stilolapsi është krijuar ...
Vajzat e familjes Kardashian duket sikur janë në garë me një...
Hugh Jackman i është nënshtruar ndërhyrjes së pestë në lëkur...
Diva e muzikës botërore, Jennifer Lopez ka qëndruar në shtet...
Ata janë të gjithë shumë të famshëm dhe shumë aktiv në këtë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...