DAMASK/ 45 të vdekur pas shpërthimeve në një xhami shiite
Të paktën 45 persona humbën jetën dhe 110 të tjerë u plagosë...
Refugjatët janë tema e vetme sunduese në Gjermani. Aktualisht shoqëria gjermane ndodhet para një sprove të vështirë, një sprovë si kurrë më parë ndonjëherë, mendon kryeredaktori i Deutsche Welles, Alexander Kudascheff.
Gjermanët janë – me gjasë – romantikë. Por e sigurtë është që ata janë të pasigurtë. Pa ditur si të veprojnë. Të pasigurtë si duhet të veprojnë me një milion refugjatë në vend. Në fillim ata ndihmuan në mënyrë të jashtëzakonshme, tani ka ardhur faza e zemërimit dhe refuzimit. Diskutimi politik e shoqëror është i mbushur me urrejtje herë pas here, por shumë rrallë i bazuar në fakte. Ndërsa për pyetjen themelore se si duhet të pranohen, si duhet të marrin kujdesin e duhur dhe si duhet të integrohen në plan afatgjatë refugjatët as nuk bëhet ndonjë përpjekje për të gjetur përgjigje. Kush është pro refugjatëve shihet si një idiot apo ëndërrimtar. Kush është kundër tyre vuloset shpejt me damkën e radikalit të djathtë apo nazistit. Diskursi politik në vend ka dalë nga binarët. Më keq akoma: Gati çdo ditë regjistrohen sulme kundër qendra të pranimit të refugjatëve – më shumë se 1.000 ndërkohë. Një shifër tmerruese.
Nata e Vitit të Ri ndryshoi situatën
Për refugjatët mezi flet ndokush,- që kur një hordhi kryesisht me afrikanoveriorë – në Këln, në Natën e Vitit të Ri vodhën apo ngacmuan rëndë seksualisht femrat në Köln, në një rast madje edhe përdhunuan. Policia ka dështuar në mënyrë tronditëse, sepse ajo nuk arriti dot të mbronte dinjitetin e femrave. Ata nuk mbrojtën dot as Katedralen e Kölnit, që për orë të tëra iu ekspozua fishekzjarreve dhe raketave ndriçuese. Respekti para një prej shtëpive më të bukura të Zotit në Europë – dhe për shkak se brenda mbahej një meshë – nuk i zbrapsi ata. Respekt dhe nderim të thellë që realisht njeriu e pret nga çdo refugjat në botë. Kjo ngjarje e shkatërroi besimin e gjermanëve – tek vetja dhe refugjatët.
Askush nuk e di si duhet vepruar në të ardhmen
Kjo sjell me vete dy pasoja të pakëndshme politike: Europa është më shumë se kurrë e përçarë, e në të njëjtën kohë më shumë se kurrë e bashkuar kundër Merkelit dhe Gjermanisë. Edhe në Gjermani një fuqi e djathtë e ultra e djathtë në periferinë e saj po kthehet në një faktor politik. Ndoshta kjo mund të ndryshojë, kur kriza të jetë fashitur. Por aftësia duruese e BE, uniteti i tij i brendshëm ka mbërritur në cakun e thyerjes – fundi i pasigurtë. Kështu disa pyesin: Ka qenë Bashkimi Europian një ide vetëm për kohë të mira? Sidoqoftë gjithkund po triumfon egoizmi nacional apo gatishmëria për veprime të veçuara kombëtare.
Ky është një çmim i lartë për gjestin human të Merkelit. Dhe ai do të rritet edhe më shumë, po qe se ideja e një integrimi të shpejtë do të provohet në fund se ishte thjesht iluzion. Në rast se krijohen shoqëri paralele. Në rast se përplasja e kulturave – në këtë rast me islamin, me traditat e botës islame – do të jetë më e ashpër seç duam ne. Këtë e parandjejnë dhe i tremben shumë gjermanë. Kjo i nervozon gjermanët, kjo e bën diskutimin politik të ashpër dhe agresiv. Kjo i bën ata të pasigurtë, sepse po u ikën duarsh aftësia për një analizë racionale, dhe të ftohtë dhe për veprim të kthjellët. Siç thamë: gjermanët janë romantikë./DW
Të paktën 45 persona humbën jetën dhe 110 të tjerë u plagosë...
Përmes zgjedhjeve në shtetet federale partitë në SHBA përcak...
Autoritetet greke kanë arrestuar dy të dyshuar si anëtarë të...
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë ja...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se është rën...
Është rritur në të paktën 33 numri i emigrantëve të mbytur s...
Vizionet e katastrofës ‘përbashkojnë’ kontinentin, teksa est...
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit thanë se ja...
Departamenti amerikan i Shtetit pohoi për herë të parë se se...
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropia...
Zona 51. Është institucioni më i famshëm ushtarak në botë që...
Katër minatorë u shpëtuan sot pasi u bllokuan për 36 ditë në...
Përgjatë itinerarit të Ballkanit po mbyllen gjithnjë e më sh...
Nga frika e trazirave të brendshme, Pekini po godet njëlloj ...
Qeveritë po përdorin politikën e frikës për të shtypur të dr...
Rreziku në rritje prej “Shtetit Islamik” bën që SHBA të mend...
Deri në 80.000 azilkërkues do të dëbohen nga Suedia. Autorit...
Vetëmbrojtje në stil të ri? Prej disa javësh janë shtuar shu...
E mbijetuara e kampit të Aushvicit, Ruth Klüger flet në orën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...