Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka drejtuar hetimet për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut, në një pistë tërësisht të re, atë të gjobëvënies. Në krye të herës, u ngritën dyshime të forta se vrasja e Çollakut mund të kishte lidhje me vrasjen e dy të rinjve te Torra në Durrës, afro dy muaj më parë, apo dhe me përfshirjen e tij në një rrjet të trafikut të drogës. Por së fundmi, ka dyshime se vrasja ka për motiv një gjobë që kap shifrën e të paktën 800 mijë eurove vënë ndaj një biznesi në qytetin bregdetar.
Nga verifikimet e deritanishme, nuk është direkt Çollaku ai që i ka vënë gjobë një biznesmeni të njohur në Durrës, por një tjetër grup kriminal që vepron në këtë fushë. Për shkak të njohjes me biznesmenin nga njëra anë, por edhe me gjobëvënësit nga ana tjetër, Gazmend Çollaku dyshohet të ketë hyrë garant mes palëve. Me sa duket gjërat nuk kanë ecur si duhet dhe për shkak se shuma prej 800 mijë eurosh nuk është dorëzuar në kohë dhe në vendin e përcaktuar, dyshohet që grupi kriminal që kishte vënë gjobën, është hakmarrë duke marrë peng e më pas ekzekutuar në mënyrë makabre Çollakun. Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar pronarin e subjektit që i është vënë gjobë dhe pritet ta marrë në pyetje. Gjithashtu, është ende e paqartë mënyra se si Gazmend Çollaku ka rënë në dijeni të vendosjes së gjobës së majme.
Pengmarrja
Gazmend Çollaku u mor peng në mes të Durrësit nga katër persona, që mbanin uniforma të ngjashme me të policisë. Pengmarrësit udhëtonin me një makinë ?Audi? me targa gjermane. Policia e ndoqi mjetin deri në Marikaj, por më pas humbi gjurmët. Gazmend Çollaku u gjet disa orë më vonë, i vrarë dhe i hedhur anë rrugës në fshatin Murqin Krujë. Viktima ishte i lidhur këmbë e duar dhe pasi ishte keqtrajtuar, ishte qëlluar me disa plumba në kokë. Mënyra se si është ekzekutuar, fakti që u gjet i lidhur në këmbë e duar, për hetuesit është një mesazh i fortë që vrasësit kanë dashur të dërgojnë. Ndërkaq, ka dyshime të forta se Gazmend Çollaku, i cili lëvizte me një makinë të blinduar, mund të jetë ?marrë në pyetje? nga vrasësit, përpara se të ekzekutohej me katër plumba në kokë. Këto dyshime kanë lindur pasi Çollaku rezulton të jetë keqtrajtuar, madje i janë thyer këmbë e duar përpara se të qëllohej me plumba. Me sa duket, autorët kanë dashur të mësojnë prej tij të dhëna që mund t?u shërbenin për të arritur qëllimet e tyre kriminale. Këto dyshime bëhen edhe më të forta, tashmë që në dritë ka dalë një pistë e re në të cilën janë përqendruar hetimet./Gazeta Shqiptare
Një nga makthet më të tmerrshme të drejtuesve të automjeteve...
Kupola e Bashkisë së Tiranës duket se i është nënshtruar sho...
Klajdi Spahiu, është një 20-vjeçar që lufton me sëmundjen e ...
Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar lidhur me...
Eshtë viti 212 para Krishtit në Sirakuzë, një prej polis-ëve...
Vendet e nënshtruara nga diktatura i karakterizon një e përb...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar skandal, “shi...
Dy pemë janë rrëzuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet si pasojë...
Policia Rrugore njofton gjithë drejtuesit e mjeteve se si pa...
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Gazetari Cim Peka ka përshëndetur Kryeministrin Edi Rama në ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka iron...
Qytetarët shqiptarë të cilët tentuan t’iu bashkoheshin tubim...
Këmbënguljen e tij në hetime të rrezikshme, e ka paguar pers...
Gazetari i ABC News, Eni Shehu ka denoncuar në polici Drejto...
Reshjet e dëborës në juglindje dhe verilindje të vendit po s...
Deputeti Eduart Ndocaj do të vizitojë së shpejti Texasin. Ky...
Kreu i Policisë Rrugore Tiranë, Ervin Dervishi ka deklaruar...
Ministria e Financave ka thelluar më tej skandalin lidhur me...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...