web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana përmbytet/ "Arratiset" Erion Veliaj

6 Janar 2016, 15:42, Aktualitet CNA

12509293_405495799659594_5155903007687773884_nNë orët e fundit kryeqyteti po kalon momente të vështira si pasojë e reshjeve të shumta. Ndërkohë, ?Nisma Thurje? ka raportuar nërpëmjet një fotoje se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ndodhet në Tiranë, pasi ai është fotografuar në avionin e linjës Tiranë-Stamboll. Fotoja e tij është bërë dje, menjëherë pasi Veliaj paralajmëroi përmbytjet e sotme në Tiranë.

Ashtu si edhe shefi i tij Edi Rama, Veliaj , në momentin që ndodhin përmbytjet ka braktisur vendit duke e lënë në dorë të vartësve. Aktualisht situatën emergjente në vend e drejton zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërsa bashkinë e Tiranës, Abern Mazniku.

Mediat kanë shfaqur një kronikë të kryebashkiakut Erion Veliaj duke bërë disa inspektime në zonat ku ndohen kolektorët dhe ka rrëshkitje, por në fakt inspektimi i Veliajt është bërë dje dhe video është shpërndarë sot për mediat nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj ka marrë arrratinë kur kryeqyteti ndodhet në një nga ditët më kritike të tij në vitet e fundit.

Në këtë rast, vlen të theksohet shprehja popullore ?fshati digjet, Rama e Veliaj krihen?





Lajmet e fundit nga