web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta i rikthehet dashurisë me Berishën

6 Janar 2016, 11:27, Aktualitet CNA

Kreu i Parlamentit, Ilir Meta ishte dje i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? të gazetares Eni Vasili. Meta foli për një sërë çështjesh, ku nuk la pa përmendur as koalicionin me Partinë Socialiste por edhe atë me Partinë Demokratike, në vitin 2009. Meta e la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me Partinë Demokratike, në zgjedhjet e vititn 2017, pasi u shpreh se në zgjedhjet e ardhshe ende nuk dihet se cili do të jetë pozicionimi i LSI-së.

A ka ndonjë mundësi të prishjes së koalicionit qeverisës? Për çfarë do ishit i gatshëm ta prishnit?

Koalicioni bëhet në sajë të një programi. Duhet të përputhen interesat kryesore. Kemi treguar përgjegjshmëri dhe fleksibilitet. Vetëm për çështje madhore programore, koalicioni mund të kishte probleme. Ashtu si në koalicionin me zotin Berisha, që kemi pasur probleme por mund të prishej koalicioni vetëm për NATO-n.

Në zgjedhjet e vitit 2017, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet dhe zoti Basha ndoshta do të jetë kryeministër dhe do ti duhet koalicion, do të jeni të gatshëm ?

Kjo është një pyetje për 2017, nuk është pyetje për tani

Edhe pse e la pa përgjigje, Ilir Meta, nuk e hodhi poshtë një bashkëpunim me Partinë Demokratike në të ardhmen. Ndoshta ftohja e tij me PD-në ka ardhur pas ardhjes në këtë parti të Lulzim Bashës, pasi Meta është shprehur gjithmonë, edhe në intervista të tjera, se bashkëpunimi me Sali Berishën ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm dhe konstruktiv.





Lajmet e fundit nga