Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
?New York Times?
Në vitin 1992, më shumë se 150 kombe ranë dakord në fund të një takimi në Rio de Zhaneiro, për të ndërmarrë hapa për stabilizimin e emetimit të gazrave serrë në atmosphere, në një nivel të tillë që do të ?parandalonte ndërhyrjen e rrezikshme antropogjene në sistemin klimatik? ? Kombet e Bashkuara flasin për ngrohjen globale.
Prej atëherë janë zhvilluar shumë aktivitete mbi këtë problem, por është dëshmuar pak progres. Emetimet e gazeve serrë, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, ashtu si temperaturat atmosferike, ndërsa pasojat e ngrohjes së pakontrolluar globale ? thatësirat e vazhdueshme, shkrirja e akullnajave, vdekja e koraleve, një rritje e e ngadaltë por e pandalshme e nivelit të detrave ? janë bërë gjithnjë e më të theksuara.
Sot në Paris, nënshkruesit e Traktatit të Rios (tashmë janë 196 vende), do të përpiqen sërish të arrijnë një marrëveshje të re ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike, që të mundë realisht të ngadalësojë dhe pastaj zvogëlojë emetimet e gazrave serrë, dhe për të shpëtuar kësisoj botën nga një katastrofë klimatike në shkallë të plotë brenda këtij shekulli.
Ashtu si takimet e tjera klimatike, sidomos samiti i Kiotos në vitin 1997 dhe ai i Kopenhagës në vitin 2009, edhe ky i Parisit është duke u cilësuar si ?shpresa jonë e fundit?, sipas fjalëve të Fatih Birol, drejtori i ri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Sikurse e theksoi kohët e fundit Presidenti i Francës, Fransua Holond, ?Ne jemi të detyruar të kemi sukses?.
Është thuajse e sigurtë, se ky samit nuk do të prodhojë një marrëveshje të plotë për ta shpëtuar planetin tonë brenda dy javësh, nga rreziqet që i kanosen . Por ai mund të ketë sukses në një aspekt të rëndësishëm, që takimet e mëhershme nuk e kanë patur ? duke nxitur përgjegjësinë kolektive, një ndjenjë të fortë midis vendeve mëdha dhe të vogla, të pasura dhe të varfra, që të gjithë duhet të luajnë një rol në gjetjen e një zgjidhje globale për një problem global.
Kioto dështoi, për shkak se imponoi objektiva për reduktimin e emetimit të gazrave, vetëm ndaj vendeve të zhvilluara, duke i lënë të lira vendet në zhvillim si Kina, India dhe Brazili. Për këtë arsye senati amerikan e rrëzoi Protokollin e nënshkruar në fundit të atij samiti. Samiti i Kopenhagës pati një pjesëmarrje më të gjerë, por u zhyt shpejt në kaos, pjesërisht për shkak të fërkimeve të vazhdueshme ndërmjet vendeve të industrializuara dhe vendeve në zhvillim.
Organizatorët e konferencës së Parisit, kanë mësuar shumë nga gabimet e së kaluarës. Në vend se të kërkojnë të miratojnë një marrëveshje të imponuar nga lart-poshtë dhe me objektivat e parapërcaktuara, ata kanë kërkuar nga çdo vend të paraqesë një plan kombëtar, që tregon se si dhe në çfarë sasie kanë në plan të reduktojnë emetimet në vitet e ardhshme.
Deri më tani, më shumë se 170 vende, që llogatitet se janë përgjegjëse për mbi 90 përqind të emetimeve të gazrave serë, kanë paraqitur zotimet e tyre, dhe më shumë të tjerë mund të dalin në Paris. Por a do jenë këto premtime të mjaftueshme për të shmangur pasojat më të këqija të ngrohjes globale? Jo.
Shkencëtarët përgjithësisht bien dakord, se ngrohja globale nuk duhet t?i kalojë 2 gradë Celsius, ose 3.6 gradë Fahrenheit, nga nivelet e epokës paraindustriale. Studime të ndryshme, thonë se edhe në rast se vendet që kanë bërë premtime do të jenë në gjendje t?i mbajnë ato, bota do të pësojë një ngrohje me deri në 6.3 gradë Fahrenheit, deri në fund të këtij shekulli.
Rritja mund të jetë edhe shumë më e lartë se kaq, dhe do të jetë e mjaftueshme për ta bërë të mjerueshme jetën e brezave të ardhshëm, sidomos në vendet gjeografikisht të ulëta dhe të varfra. Por të paktën do të vërë botën në një trajektore të sigurtë; nën shumicën e modeleve të zakonshme të biznesit, rritja e temperaturave mund të arrijë në 8.1 gradë ose më e lartë.
Natyrisht, në fund të gjitha kombet do të duhet të mbajnë premtimet e tyre, veçanërisht emetuesit e mëdha si Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara. Nëse takimi i Parisit kërkohet të jetë një pikë kthese, negociatorët duhet të sigurohen që zotimet kombëtare të jenë dyshemeja dhe jo tavani i ambicjeve, duke krijuar një kornize që kërkon angazhime të forta mbi klimën në intervale të rregullta ? le të themi çdo pesë vjet.
Kjo duhet të shoqërohet me një plan për mbikëqyrjen dhe raportimin e performancës të secilit vend. Takimet e mëhershme janë paraqitur keq në këtë pikë. Ndërkohë çështje të tjera të rëndësishme duhet të jenë në rendin e ditës. Njëra është se si vendet e pasura, mund të ndihmojë ato të varfra të arrijnë objektivat e tyre. Një tjetër është ndalimi i shkatërrimit të pyjeve tropikale, të cilat luajnë një rol të madh në ruajtjen e karbonit dhe thithjen e emetimeve.
Takimi gjithashtu kërkon të përfshijë në këtë kauzë investitorë, korporata, shtete dhe qytete. Majkëll Blumberg, që e bëri reduktimin e emetimeve një prioritet si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, do t?i bashkohet me kryetarin e bashkisë së Parisit në bashkë-drejtimin e një mbledhjeje të zyrtarëve lokalë nga e gjithë bota. Testi i suksesit për këtë samit të shumë-pritur, është nëse ai do të prodhojë jo vetëm angazhime të forta, por edhe një ndjenjë të përbashkët të urgjencës në të gjitha nivelet për t?i përmbushur ato./ Në shqip nga Bota.al
Barack Obama ka thënë se bisedimet vendimtare të OKB-së për ...
Papa Françesku iu ka thënë besimtarëve në një xhami në Repub...
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Turqia nuk do ...
Kryesia e Kuvendit në Kosovë ka marrë një vendim për për të ...
Një bombë dore është gjetur në klinikën e syrit në QKUK në K...
Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin ...
Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar skenën e masakr...
Presidenti sirian Bashr al Assad deklaron se kundërshtarët e...
Pezullim i kontakteve diplomatike me institucionet e BE, dhe...
Në një kohë kur demokracia në Turqi sulmohet, Turqia kërkon ...
Liderët nga e gjithë bota janë mbledhur në Paris, përpara sa...
Fotografi të reja të Princeshës Charlotte janë publikuar nga...
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje me shtetin turk...
Në një letër të publikuar sot, nga dhoma e burgut Albin kur...
Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qene granat dor...
Kjo video tregon se hungarezët nuk i kanë shumë qejf refug...
Disa armë të përdorura nga terroristët gjatë sulmeve të Pari...
Vladimir Putin paralajmëroi pasoja tragjike për Turqinë pas ...
Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar në orët e...
Një degë e ISIS-it në Egjipt ka marrë përgjegjësinë për të s...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...