web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Familja Cali: Lirimi i Prengës? Shteti na goditi përsëri

24 Nëntor 2015, 16:36, Aktualitet CNA

Familja Cali ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-deputetin Armando Prenga.

Dy vëllezërit Cali të cilët u konfliktuan me Prengën ndodhen ende në burg, ndërsa deputeti i përjashtuar i PS-së u lirua ditën e djeshme.

?Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës. Vendimi konfirmon faktin se nuk jepet drejtësi. Dje na u dha një tjetër goditje e rëndë, pasi u lirua autori që gjuajti me armë në komisariat, ndërkohë që të dëmtuarit mbahen në burg. Na u tha, ju që jetoni me djersë dëmtoni shoqërinë. Na u tha, jeni shembull i keq në këtë shoqëri. Shteti na goditi më 4 shtator, e ndërsa dje shteti politik na goditi me padrejtësi e manipulime. Të veshurit me pushtet i lejoi të pastrojnë provat, i vuri në dispozicion ekspertizën e drejtësinë, ndërsa ne na la në baltë të vetëm kundrejt pushtetit. Jemi të indinjuar nga vendimi i djeshëm. Ne së familje na u dha një tjetër goditje e rëndë. Shteti na ka goditur në 4 shtator aty ku duhet të na mbronte, e dje nga goditi sërish, duke fshehur provat. U tregua pabarazi në Gjykatë para ligjit. Ky është turp?, përfundon familja Cali.

Ish-deputeti Prenga në  konfliktin me vëllezërit Cali në afërsi të Komisariatit të Kurbinit  nuk kurseu as përdorimin e armëve.





Lajmet e fundit nga